Postier/Kurier

Si të Aplikoni?


Aplikimi bëhet vetëm ONLINE përmes uebfaqës sone NPOSTA.com
ose ne linkun https://nposta.com/aplikacioni/kurier
 

Çka do të punoj?

Postierat tanë do të bëjnë marrjen dhe shpërndarjen e pakove. E gjithë puna kryhet përmes aplikacionit mobil. Kështu që nëse jeni person që e perdorni telefonin smart (Android apo iPhone) kjo është mos të themi përparsi por është një ndër kushtet kryesore për punë të suksesshëm.

Organizimi ynë i brendshëm është mjaft dinamik, prandaj punonjësit tanë do të punojnë në relacione të ndryshme, shembull, marrja e pakove nga klientët, sjellja në qendrën e shpërndarjes, dërgesa në qytete tjera apo dërgesa tek klientët e fundit.

Ne përdorim një softuer të avancuar për organizim sa më efikas të krejt proceseve të punës, kështu që për ju do të jetë mjaftë e lehtë që të punoni dhe të arrini që të bëni sa më shumë realzime të suksesshme të porosive, e kështu të përfitoni pagë sa më të lartë.
Para fillimit të punës, do t'ju mbahet një trajnim 1 ditor.

Cka më nevojitet për punë?

  • Së pari vullneti për punë
  • Një telefon smart
  • Mosha juaj duhet te jetë mbi 18 vjet
  • Patenshoferi
  • Vërtetim nga policia/gjykata që nuk keni të kaluar kriminale
  • Vërtetim nga instutcionet shëndetësore që jeni i aftë për punë


Qysh paguhem?

Janë dy modele të kompenzimit për punën e kryer që ne i ofrojmë për këtë pozitë.

  • Pagë fikse dhe me normativ minimal. Në rast të mos plotësimit të normës së punës, paga juaj zvoglohet.
  • Pagë fikse minimale dhe pagesë shtesë (bonus) për çdo porosi të suksesshme


Cka ju garantojmë ne?

  • Pagë të regullt dhe të sakt në datë së bashku me mënyrën transparente të përllogaritjes së pagës
  • Kontratë të regullt pune sipas ligjeve në fuqi në Kosovë që nënkupton se të gjitha tatimet dhe kontributet ju paguhen në kohë
  • Sigurim shëndetsor ndaj aksidenteve në punë

Shpallja ka skaduar