A keni dëshirë të filloni karrierën duke punuar në fushën e arsimit profesional, trajnimeve, Rekrutimit, Sigurisë & Shëndetit në Punë apo Konsulencës? Vlerësoni se keni energji dhe dëshirë të mësoni dhe avanconi në karrierë? Kolegji Europian i Kosovës institucion profesional i cili merret me Programe Profesionale, Trajnime, Sigurinë & Shëndetin në Punë, Konsulencë & Ndërmjetësim në Punësim shpall konkurs:

Pozita: Praktikant/e (2)

Vendi: Prishtinë
Orari: I rregullt
Kohëzgjatja: 3-6 Muaj (Mundësi punësimi)

Kolegji Europian i Kosovës/European College of Kosovo”ECK” shpall konkurs për pozitën: Praktikant/e.

Benifitet nga praktika:
- Ambient profesional dhe miqësor të punës,
- Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen falas për stafin,
- Mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndihmon në dhënien e informacioneve tek palët e interesuara mbi programet dhe shërbimet, caktimin e takimeve, menaxhimin e kalendarit dhe ofrimin e informatave të nevojshme;
- Ndihmon me ide dhe ndërmerr veprime lidhur me promovimin e institucionit dhe shërbimeve si trajnimet, ndërmjetësimi në punësim apo sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Ndihmon dhe asiston në veprimet e nevojshme për të siguruar që të gjitha punët administrative lidhur me çështjet e programeve profesionale dhe shërbimeve të realizohen në mënyrë efektive dhe efikase.
- Ndihmon edhe në detyra tjera qe kanë të bëjnë me nevojat e institucionit;

Kualifikimet e kërkuara:
-Të jetë i/e motivuar, profesional dhe ketë qasje pozitive
- Të jetë fleksibil, kreativ dhe ketë dëshirë për avancim
- Kandidati/ja duhet të jetë e regjistruar në studime apo përfunduar
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
- Njohuri të mira në përdorim të MS Office
- Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në hr@eck-edu.org, jo më larg se 31 Maj 2022.

Shpallja ka skaduar