Praktikant/e në Social Media / Marketing / Shitje

Kolegji Europian i Kosovës ”ECK”, me bazë në Prishtinë në kuadër të Internship programit ofron mundësi për punë praktike në fushat e Marketingut, Social Media dhe Shitjes për (2) kandidatë. Konkursi është i hapur deri më 17 Gusht 2020. Praktika zgjatë 3 muaj dhe varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/ës mund të vazhdohet dhe për 3 muaj të tjerë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, si edhe mban agjendën e përditshme në punët e marketingut, promovimit dhe rrjeteve sociale;
• Monitoron zhvillimin e konkurrencës dhe zhvillimin e nevojave të klientëve në teren;
• Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve rreth marketingut , blog content, takimeve;
• Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike dhe marrëdhëniet me publikun;
• Monitoron, kontrollon dhe raporton në tërësi aktivetin e marketingut, marketingut elektronik, marrëdhëniet me publikun dhe shërbimet administrative;
• Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve në marketing, promovim, komunikim;
• Përcaktimin e planit promovues (çfarë, kur, ku, sa gjate, si,), bazuar ne zhvillimet ne treg.
• Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të jetë në studime apo i/e diplomuar në Arsimin Universitar;
• Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Shkathtësi të mira të komunikimit;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
• Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
• Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.

Benifitet nga praktika:
• Ambient profesional dhe miqësor të punës,
• Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen falas për stafin,
• Mundësi punësimi.

Si të aplikoni ?

Të gjithë kandidatët e interesuar, dërgoni CV-në, në emailin work@eck-edu.org duke shkruar në subjekt [Aplikim për praktikant]. Afati i fundit për aplikim 17 Gusht 2020.

Shpallja ka skaduar
adform-pixel