"Trokit Agency Creative", shpall vend pune për një Projekt Menaxher.

Kualifikimet dhe shkathtësitë kryesore:

  • Të paktën një vit përvojë me klientë të rëndësishëm - përvoja e punës me klientë ndërkombëtarë është një bonus.
  • Përvojë në projekte të shumëllojshme, përfshirë kampanjat e marketingut, video dhe ato dixhitale (faqet e internetit, aplikacionet dhe përvojat dixhitale).
  • Të jetë kurioz, i uritur për të mësuar shkathtësi të reja, i patrembur për të sfiduar dhe për të ardhë me ide të reja.
  • Të vlerësojë dhe respektojë të tjerët në mënyrë që të krijojë një frymë pozitive në ekip.
  • Të jetë i gatshëm të kthehet prapa dhe të gjejë zgjidhje për problemet.
  • Të jetë i aftë për t’u marrë me numra dhe financa.
  • Të ketë pasion të mirëfilltë për punë krijuese me aftësinë për të dhënë dhe shtuar vlerë.
  • T’u ofrojë klientëve punë me cilësi të lartë.
  • Të jetë në gjendje për t’i rritur të ardhurat nga projektet përmes menaxhimit të mirë.
  • Të ndërtojë marrëdhënie të forta me klientët dhe ekipin brenda.
  • Të raportojë për performancën e projektit sipas rastit.
  • Të kontribuojë në rritjen e klientëve.
  • Ta kuptojë biznesin e klientit për t’ia shtuar vlerën projektit/eve.

 

Orari i punës dhe paga sipas marrëveshjes. 

Për informata më të hollësishme kontaktoni në hello@trokit.com.

Shpallja ka skaduar