Quality Manager/Menaxher i Cilësisë

Në kuadër të Hymeri Group, ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar për t’iu bashkuar ekipit të Hymeri Elevators në industrinë e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse, të aplikojnë në pozitën si në vijim:

-  Quality Manager/Menaxher i Cilësisë


Përmbledhje e pozitës

Kontroll i kualitetit të përgjithshëm të punëve dhe shërbimeve. Kontroll i respektimit të proceduarave dhe dokumenteve të brendshme të kompanisë për të gjitha departamentet si: Instalimi, Mirëmbajtja, Modernizimi & Access Control dhe Shitje.



Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Kontrollimi i mbarëvajtjes së procesit të instalimit (sipas udhëzimeve dhe standardit të kompanisë)

• Kontrolla të rregullta në vendpunishte 

• Kontrollimi i ashensorëve në baza të rregullta sipas udhëzimeve dhe standardit të kompanisë

• Kontrollimi i procesit të kalimit të ashensorit/eskalatorit nga modernizimi në mirëmbajtje (sipas udhëzimeve dhe standardit të kompanisë)

• Kontrollimi i konfirmimeve te ashensorëve/eskalatorëve sipas kontratës me klientin

• Kontrollimi i sigurisë dhe shëndetit në punë (pajisjet e sigurisë, uniformat)

• Kontrollimi i respektimit të orarit (ardhja në punë, pauzat dhe përfundimi i orarit të punës) si dhe Kodit të Veshjes 

• Pranimi i ankesave nga ana e punonjësve



Kualifikimet:

• Të ketë të përfunduar studimet bachelor (preferohet në fushën Teknike ose Inxhinierisë Mekanike)

• Të ketë aftësi menaxheriale si dhe përvojë pune në fushën e ashensorëve apo në lëmi të ngjashme

• Të jetë shumë i vëmendshëm ndaj detajeve

• Të jetë i aftë për të marrë iniciativa dhe për të punuar në grup

• Të ketë aftësi të mira te komunikimit verbal dhe në të shkruar dhe demonstron kualitet të lartë dhe efektivë të komunikimit me shkrim me eprorët, vartësit, dhe palët e jashtme

• Kërkohet njohja e Gjuhes Angleze e nivelit mesatar ose me lartë

• Të jetë i pajisur me patent shofer të kategorisë B


Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në e-mail adresën:hr@hymeri.com. Për informata më të hollësishme, ju lutem të na kontaktoni në numrin: 049 75 75 75; 044 75 75 75 dhe 045 75 75 75


Konkursi është i hapur deri më datë 07.02.2020


Rreth kompanisë

HYMERI Elevators është themeluar në Shtator 2007 në Prishtinë, Kosovë, me vizionin që të jetë një kompani e specializuar në segmentin e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse në Tregun e Kosovës. Që nga Marsi 2009, HYMERI Elevators pas një bashkëpunimi profesional dhe të besueshëm me Prodhuesin KLEEMANN, u bë partner i autorizuar dhe ekskluziv i KLEEMANN GRUPI për territorin e tregut të Kosovës dhe për këtë arsye u emërua si HYMERI KLEEMANN LLC.

Hymeri Elevators operon me aktivitetin e saj të biznesit në segmentin e Projektimit, Shitjes, Instalimit dhe Shërbimit & Mirëmbajtjes së modeleve të ndryshme të ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse në tregun e Kosovës. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të saj janë modernizimi dhe instalimi i sistemeve të kontrollit të ashensorëve të kompanisë si dhe ata të prodhuar nga kompanitë e tjera. 

Shpallja ka skaduar