Recepsioniste (Hotel)

xpuna është kompani inovative me eksperiencë vendore dhe ndërkombëtare e specializuar në shërbime të rekrutimit dhe konsulencës në fushën e Burimeve Njerëzore, e cila përmes platformës xpuna.com synon të ndihmojë punëkërkuesit dhe punëdhënësit të arrijnë suksesin që meritojnë.

xpuna recruitment për partnerin tonë shpall pozitë të hapur të punës për: Recepsioniste (Hotel)

Lokacioni: Fushë Kosovë

Përshkrimi i detyrave të punës:

- Mirëpret dhe përshëndet klientët  e hotelit 

- I përgjigjet kërkesave të klientëve nëpërmjet telefonit.

- Monitoron situatën në holl të hotelit

- Përcakton dhomat e përshtatshme per klientët 

- Mbanë të sigurtë dhe të pastër vendin e recepsionit sipas procedurave dhe rregullave të hotelit.

- Mbanë marrëdhënie të vazhdueshme me grupet e punës duke dokumentuar dhe komunikuar veprimet dhe nevojat e vazhdueshme.

- Raporton tek menaxheri për çdo parregullësi

Kriteret e përgjithshme:

- Të ketë përvojë pune së paku 2 vite (e preferueshme)

- Të jetë fleksibilie në orar (Puna me ndrrime)

- Të ketë njohuri të gjuhës angleze ( e preferueshme)

- Kërkohet përkushtim, profesionalizëm dhe seriozitet në punë

- Të jetë entuziaste dhe e interesuar për punë


Si të aplikoni ?
Të gjithë kandidatët e interesuar, mund të aplikojnë përmes butonit "APLIKO" të platformës xpuna apo përcjellin CV-në e tyre në emailin: hr@xpuna.com.

Shpallja ka skaduar