Në agjensionin "Vitamina Digjitale SH.P.K" (degë e Impact Digital https://impact-digital.ch), me lokacion ne Prishtinë, po kërkojmë një "Senior UI/UX Designer".

Kandidati i duhur duhet të ketë njohuri në teknologjitë si Adobe XD, Photoshop, apo Illustrator dhe të jetë i aftë të krijojë dizajne intuitive dhe funksionale në bazë të kërkesave të klientëve tonë.

Ne ofrojmë:

Një vend pune me atmosferë kolegiale, rrespekt dhe sinqeritet ndaj kolegëve, mundësi per avancim të më tutjeshëm në kompani, pajisje moderne dhe të reja (të papërdorura, 2020), 20 ditë pushim vjetor, si dhe një ditë pushimi shtesë për çdo vit pune, bonus në fundvit sipas performancës së kompanisë.

Çka presim:

  • 4+ vite përvoje pune me njohuri të dëshmuara në UI/UX Design (portofolio).
  • Aftësi kreative me dizajne unike.
  • Ndërmarrja e të gjitha hapave të procesit të dizajnit vizual, nga koncepti te prototipi, dhe te dizajni, me aftësi dhe entuziazëm.
  • Interpretim korrekt dhe në kohë te koncepteve dhe kërkesave.
  • Njohuri rreth trendeve, teknikave, dhe teknologjive më të fundit në UI/UX Design.
  • Motiv dhe ambicie për të arritur suksese ne projekte dhe kompani.
  • Gjuha angleze në shkrim dhe lexim "Basic conversation level".
  • Njohuritë bazike në HTML & CSS konsiderohen bonus.


Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të dhe portofoliot e tyre në emailin: info@vitamina-d.agency, duke shënuar në subjektin e emailit pozitën për të cilën aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është 31.10.2020

Shpallja ka skaduar