Serviser i teknikës së bardhë

AZTECH
E skaduar

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. 
Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë me orar të plotë; 
 

Teknik (serviser) i teknikës së bardhë 
 

Detyrat dhe përgjegjsitë: 
• Të kryej servisimet në teren dhe në servis; 
• Të bëjë kontrollimin e pajisjes për të ardhur deri tek diagnostifikimi; 
• Të riparoj apo zëvendësoj pjesët jo operative; 
• Tu jap udhëzime konsumatorëve rreth përdorimit të pajisjeve; 
• Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi. 
 

Kualifikimet: 
• Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin apo ndonjë trajnim relevant; 
• Preferohet të këtë eksperience pune ne fushën e teknikës së bardhë; 
• Të këtë njohuri teknike të pajisjeve të teknikës së bardhë si: Lavatriqe, enëlarëse, shporet elektrik / furrë, frigorifer / friz, thithëse elektrike etj.; 
• Të ketë njohuri të mira të sistemeve elektronike; 
• Të jetë i gatshëm për trajnime të vazhdueshme; 
• Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion; 
• Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B); 
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët. 
 

Ne ofrojmë: 
• Orar fleksibil të punës, 
• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar, 
• Mundësi reale të zhvillimit profesional, 
• Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe 
• Pagë konkurruese. 
 

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/ 

Afati për aplikim deri me datë: 15.10.2020. 
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Shpallja ka skaduar