Serviser dhe Praktikant / Teknikë e bardhë

AZTECH
E skaduar

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs  - vende të lira pune për pozitat:   

Serviser dhe Praktikant për Teknikë të Bardhë / 2 Pozitë

Kualifikimet: 

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë
  • Preferohet përvojë pune relevante
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
  • Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,
  • Njohuri shumë të mira në teknikë të bardhë
  • Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),
  • Preferohet të jene me vendbanim afër,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët


Ne ofrojmë: 

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovarë,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese

 

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 15.04.2021

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore. 

Shpallja ka skaduar