Shitës ambulantiv, Liferues, Ndihmës liferues dhe Ndihmës depoist

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

 

SHITËS AMBULANTIV 

LIFERUES (x2)

NDIHMËS LIFERUES (x2)

NDIHMËS DEPOIST (x2)

 

SHITËS AMBULANTIV                

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

 

LIFERUES DHE NDIHMËS LIFERUES

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton. 
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

 

NDIHMËS DEPOIST

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas. 
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
  • Orari i punës është prej 14:00 deri 22:00.
  • Paga bruto është 350.00€ dhe me kontratë të rregullt pune.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

 

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

 

SI TË APLIKOHET:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. 

Afati i fundit për aplikim është data 26 tetor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shpallja ka skaduar