Shites

AZTECH
E skaduar

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 19 (nëntëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Vushtrri. 

Aktualisht Aztech Shpk kërkon të rekrutojë shitës me orar të plotë;   

Shitës/e në Suharekë 

Detyrat dhe përgjegjsitë:
• Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrim i shërbimeve,  
• Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet,  
• Ndihmon konsumatorët për të bërë zgjidhej duke ndërtuar raporte të besueshëm-duke ofruar sugjerime dhe opinione,   
• Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë,  
• Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve,  
• Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara,  
• Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve,  
• Monitoron dhe mirëmban dyqanin,
• Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.  

Kualifikimet:  
• Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,  
• Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune në shitje,
• Të jetë metodik dhe i/e organizuar,
• Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve,  
• Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania,  
• Preferohet leje e vozitjes (kategoria B),   
• Preferohet të jene me vendbanim afër pikave të shitjes,
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët. 

Ne ofrojmë:
• Orar fleksibil të punës,   
• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar, 
• Mundësi reale të zhvillimit profesional,  
• Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe 
• Pagë konkurruese.  

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/     

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.   

Shpallja ka skaduar