Shitëse

Zeytox
E skaduar

ZEYTOX Tea brendi më i suksesshëm i çajit per dobësim vjen në tregun Kosovar me adresën e re në Prishtinë, saktësisht në lagjen Dardania (përballë shkollës fillore Xhemail Mustafa) afër biblotekës Hivzi Sylejmani.

Zeytox është një çaj për dobësim, me origjinë gjermane por që prodhohet në Turqi. Një pako premton që të humbisni 7-10kg brenda një muaji. Produkti është i certifikuar nga standardi ISO. Dhe përbëhet nga 6 bimë natyrale, me efekte anësore të panjohura.

Neve, pasi që kemi filluar hapjen e lokalit, na duhet një 

  • Agjente Shitje

 

që ka prëvojë në fushën e promocionit dhe në kategorinë e nutricionit apo të suplementeve, preferohet gjinia femërore (pasi që shumica e klientëve tanë ekzistues janë të asaj gjinie.)

Përgjegjësite dhe aftësitë e kërkuara:

 

  • Të jetë e aftë të punoj nën presion
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Të ketë përvojë në shitje dhe promovim
  • Të ketë aftësi bindëse
  • Të krijoj mardhënie të mira klient/brend
  • Të jetë e rregullt në orarin e punës
  • Fakulteti në fushën e marketingut apo shitjes është një plus për kandidatët

 

Momentalisht, na duhet një punëtore promotere dhe orari i punës do të jetë 8 orë. 

Varet se si do te vendoset orari 9:00 deri në 17:00 ose 10:00 deri në 18:00. Me një orë pauzë ndërmjet kësaj kohe.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe një fotografi, me letër motivuese në e-mail adresën zyrtare info@zeytox.org dhe konkursi do të jetë i hapur deri më datën 25 Gusht 2022 / 25.08.2022. Puna fillon nga data 01.09.2022, apo me 1 shtator.

Kandidatët që nuk dërgojnë CV dhe foto, automatikisht nuk rishikohen për intervistë. Letra motivuese është opsionale dhe jo obligative. Rroga do të jetë mujore fikse, dhe do të ketë bonuse në bazë të performancës. 

Për pyetje na shkruani në e-mailin e njejtë info@zeytox.org

Shpallja ka skaduar