Site Manager

Bambus Group
E skaduar

Detyrat dhe përgjegjesitë
 

  • Mbikqyrja direkte e Ekipës (Hulumtuesve të Tregut – Intervistuesve Telefonik dhe Agjentat e Thirrjes) të Qendrës së tij/saj;
  • Arritja e objektivit ditor / javor / mujor;
  • Transmeton tek agjentat e tij të gjitha udhëzimet sipas kërkesave të Menaxherit të Projektit/ Ekipit Monitorues ose personave tjerë përgjegjës duke siguruar që këto kërkesa janë duke u implementuar tek agjentat;
  • Përgjegjës për përmirësimin e performancës të ekipës së tij/saj dhe motivimi i ekipës;
  • Përgjegjës për rritjen e cilësisë së ekipës në Qendrën e tij/saj duke motivuar ekipën për punë;
  • Mbajtja e disiplinës së punës në Qendrën e tij / saj;
  • Sigurimi që të gjithë ekipa e tij/saj janë të trajnuar mirë dhe të gatshëm për të kryer detyrat e tyre në mënyrë të pavarur;
  • Bashkëpunon ngushtë me të gjitha departamentet e kompanisë në lidhje me qendrën e tij / saj;
  • Merr pjesë aktive në procesin e planifikimit të ekipës në Qendrën e tij/saj;
  • Respektimi i rreptë i orarit të punës dhe disiplinës;
  • Respektimi i programit të punës përmes programit TIMER duke siguruar që e gjithë ekipa janë kyqur në projektin e duhur, pauzat dhe çkyqjet,
  • Përgjegjës për rritjen e kapaciteteve të reja;
  • Raportimi direkt në departamentet përkatëse sipas kërkesës;
  • Mbajtja e konfidencialitetit të punës;
  • Bashkëpunimi në punën ekipore, bashkëpunon ngushtë e Mbikëqyrësin e tij/saj;
  • Zëvendëson menaxherët e Qendrave të tjera sipas nevojave që mund të ketë kompania dhe ngarkesa e punës;
  • Përgjegjës për dërgimin në kohë të të gjitha faturave dhe pagesave në Zyrën Qendrore - Departamenti i Financave në lidhje me qendrën e tij / saj siç janë: uji, energjia elektrike, faturat e pastrimit etj.
  • Përgjegjës për të gjitha kërkesat në lidhje me mirëmbajtjen e objektit;
  • Zhvillimi i mbikëqyrësve dhe identifikimi i kuadrove të reja brenda ekipës së tij;
  • Kryerja e inspektimeve të sigurisë dhe kujdeset që qendra e tij saj është duke vepruar sipas parimit mbrojtja dhe shëndeti në punë;
  • Mban dhe azhurnon një listë adekuate të të punësuarve në qendrëne  tij/saj ( sipa specifikate : sa agjenta aktiv, pasiv, në pritje,  refuzuar etj.)
  • Mbikëqyrje efektive, menaxhim dhe motivim për të gjithë Ekipin e qendrës dhe krijimin e një mjedisi të shëndetshëm pune;
  • Aktivitete sociale për ekipin e tij/saj;
  • Vendosja e Qëllimeve / Objektivave të Ekipit në lidhje me KPI (Treguesit kryesorë të performancës);
  • Kryen një vlerësim të rregullt të performancës në të dhënat e matjes;
  • Identifikon nevojat për trajnimin e ekipës në qendrën e tij/saj;
  • Dëgjon reagimet e ekipit dhe gjeni zgjidhje për çdo problem dhe konflikt që mund të ndodhë në qendrën tuaj.

 

Kualifikimet dhe Edukimi i nevojshëm

  • Shkollimi i preferueshëm:  së paku shkolla e mesme;
  • Gjuhët: njohuri të mira të gjuhëve të huaja preferohen se paku njohuri prej ndonjërës prej këtyre gjuhëve: Gjuha Angleze, Gjuha Gjermane, Gjuha Frënge dhe të tjera janë përparësi;
  • Përvoja e preferueshme: minimum 2 vite përvojë e punës në menaxhim të ekipës.

 

Shkathtësitë e preferueshme

  • Aftësi të shkëlqyra komunikuese;
  • Aftesi në menaxhimin e ekipës dhe zhvillimit të vazhdueshëm,
  • Njohuri të avancuara të fushës së hulumtimit të treugt përmes sistemit CATI dhe qendrës së thirrjeve (call center).
  • Aftësi të shkëlyera organizative dhe menaxhimt të resurseve njerëzore,
  • Person me integritet të lartë dhe me vetiniciativë dhe i përpikt në respektimin e afateve.

 

Raportimi

  • Raporton drejt për drejt tek Zyrtari Kryesor i Operacioneve  dhe Menaxhmenti.

Të tjera

  • Të tjera sipas kërkesës së manaxhmentit apo eprorëve.


 

Dërgo CV-n tënde në jobs@bambusgroup.com

për më shumë info na kontaktoni në 080060600

Shpallja ka skaduar