Specialist i Zgjidhjeve të Biznesit për Zyrën Qendrore

TEB Sh.A.
E skaduar

Mundësi punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në  Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Specialist i Zgjidhjeve të Biznesit për Zyrën Qendrore.

 

Përgjegjësitë:

  • Analizimin e nevojave për zhvillimin e programeve në sistemin e TI dhe dokumentimin e analizave me të gjitha specifikimet e zhvillimit bazuar në kërkesa
  • Testimin e zhvillimeve
  • Trajnimi/njoftimi i përdoruesve të fundit lidhur me zhvillimet/ndryshimet e reja
  • Zgjidhja e problemeve të sistemit bankar apo të ndonjë softueri tjetër
  • Organizimi dhe të vënit në punë e projekteve të TI-së
  • Bashkëpunimi me partnerët që të ju ofrohen zgjidhje kërkesave të përdoruesve

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në inxhinieri kompjuterike, shkenca kompjuterike, informatikë biznesi ose fusha të tjera të ndërlidhura.
  • Të paktën dy / tre vite përvojë  në punët bankare ose në institucione të tjera financiare
  • Njohuri të avancuara të SQL, MS Office
  • Njohuri në raportimin e të dhënave
  • Njohuri në fushën e kontabilitetit dhe financave do të jetë e vlerësuar
  • Aftësi në marrjen e shpejtë të vendimeve
  • Parashikimi dhe vlerësimi i rreziqeve
  • Anëtar efikas i ekipit
  • Aftësia për të punuar nën presion
  • Të menduarit analitik dhe vlerësimi efektiv i rezultateve
  • Shkathtësi komunikimi me klientët e brendshëm / të jashtëm
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të folur  dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze

 

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.

 

Afati i fundit për aplikim është 27.02.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Shpallja ka skaduar