Teknik i lartë i Ngrohjes Qëndrore

InterAdria
E skaduar

InterAdria është kompanie zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron shërbime të ndryshme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë. 

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:

 

Teknik I lartë i Ngrohjes Qëndrore

 

Detyrat dhe përgjegjësitë :

 

  • Leximi dhe interpretimi i skemave;
  • Montimi dhe pozicionimi i sistemeve ngrohëse dhe klimatizimit;
  • Instalimi, lidhja dhe rregullimi i pajisjeve shtesë në sistemet e ngrohjes dhe klimatizimit;
  • Montimi i paisjeve fundore si radiator, fancoil, valvula, pumpa, këmbyes të ndryshëm;
  • Zëvendësimi dhe riparimi i elementeve dhe pajisjeve jofunksionale;
  • Kontrollimi dhe testimi i makinave, pajisjeve dhe sistemeve;
  • Matja, prerja, lakimi dhe saldimi i tubave duke përdorur mjetet e duhura (saldimi me gaz, saldim elektrik, etj);
  • Gatishmëri të udhëheqë ekip; 
  • Dorëzon tek klienti sistemin e instaluar dhe i jep atij shpjegimet dhe udhëzimet e nevojshme të përdorimit;

 

Kualifikimi dhe përvoja :

 

  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale në drejtimin “Instalim i ngrohjes dhe klimatizimit’’;( e preferueshme)
  • Përvojë pune e dëshmuar së paku (5) vjeçare në lëminë e njejtë ose të ngjajshme;
  • Shkathtësi në instalim dhe kontroll të funksioneve;
  • Shkathtësi në koordinim, monitorim dhe menaxhim të kohës;
  • Shkathtësi analitike për të vlerësuar performancën dhe cilësinë e produkteve dhe proceseve;
  • Të jetë i aftë të kryejnë aktivitete fizike dhe të përdorin forcën e muskujve për periudha të gjata kohore;
  • Aftësi për t'u përshtatur në punën në grup;

 

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund aplikojnë duke dorëzuar CV-në në e-mail adresën e kompanisë: jobs@interadria-ks.com.

Data e fundit për aplikim: 05.07.2022

 

Shpallja ka skaduar