Vozitës Vendor

Delfin LTD
E skaduar

Subjekti Afarist "Delfin Ltd." Sh.p.k. me seli në Prishtinë publikon:

KONKURS PËR PUNË

Për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën e Vozitësit vendor (2 pozita).
 

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë përgatitje të mesme shkollore;
  • Të kenë motiv të lartë dhe aftësi për punë;
  • Të ketë patentë shofer të kategorisë C (obligative);
  • Të kenë përvojë pune se paku 2 vite në pozitën përkatëse;

 

Punët dhe detyrat për pozitën e Vozitësit vendor janë: 

  • Pranimi i mallit nga depoisti dhe dorëzimi i tij në gjendje të rregullt te blerësi;
  • Është përgjegjës për ruajtjen dhe përkujdesjen ndaj mallit gjatë transportit;
  • Mban evidencë për të gjitha vërejtjet eventuale të blerësve dhe i paraqet ato tek personi përgjegjës;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e automjetit sipas rregullores për shfrytëzimin e automjetit;
  • Raportimi për kryerjen e punëve dhe ecurinë tek udhëheqësi i logjistikës.

 

Kandidatët e përzgjedhur pas aplikimit do te ftohen per intervistë. Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre deri më 31 janar 2021, në e-mail adresën: hr@delfinltd.com me subjektin “Vozitës vendor”. 

Shpallja ka skaduar