Zv. Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

EPPC Kosovo
E skaduar

EPPC Kosovo, është duke rekrutuar një Zv. Menaxher/e të Burimeve Njerëzore për klientin e saj, një nga grupet më të mëdha dhe më inovative të investimeve në Shqipëri dhe Ballkan, i cili operon në industrinë e prodhimit. 

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon, rishikon dhe rekomandon politikat dhe objektivat e B.NJ. për kompaninë;
  • Implementon dhe kontrollon programet e B.NJ. për personelin; 
  • Mundëson veprimet e B.NJ. që mbështesin dhe plotësojnë qëllimet strategjike të kompanisë duke ju referuar funksioneve të B.NJ.; 
  • Menaxhon personelin e Departamentit – trajnon personelin e ri nën mbikqyrjen e tij/saj sipas nevojës;
  • Planifikon nevojat e personelit në zbatim të strategjive të kompanisë dhe zhvillimit të tregut të punësimit; 
  • Dizajnon dhe mundëson praktikat më të mira sa i përket elementeve të pagës, duke i përfshirë rimburësimet, skemën e sigurimeve dhe paketat e tjera të ngjashme; 
  • Planifikon dhe menaxhon buxhetin e departamentit të B.NJ.; 
  • Siguron delegimin efektiv të detyrave sa herë është e nevojshme te personeli që ka në varësi. 

 

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi/Shkenca Sociale/Juridik, etj;
  • Përvojë e mëparshme pune mbi 3 vite në pozicione drejtuese në B.NJ.; 
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze; 
  • Aftësi drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse. 

 

Të dhënat:

Pozicioni: Zv. Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore;

Paga: Konkurruese;

Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;

Lokacioni: Kosovë;

Aplikimet mbyllen: 21.10.2020.

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Zv. Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore’ në adresën e e-mailit: 

kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Shpallja ka skaduar