Zyrtare administrative

SMARDONLINE
E skaduar

Kompania Smard Online  e cila është lidere dhe distributore për material për zyre dhe produkte tjera në shitje online, shpall konkurs për:  

Zyrtare administrative:  1 pozitë

Lokacioni: Fushë Kosovë

Detyrat e punës për pozitën:  Zyrtare administrative

• Pranimi, procesimi dhe faturimi  i porosive

• Kujdesi ndaj klientëve  

• Komunikimi me klientë përmes e-mailit, telefonit apo mesazheve

• Ruajtja dhe mirëmbajtja e kopjeve fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës në përgjithësi

• Arkivimi I dokumenteve

• Detyra tjera të caktuara nga menaxhmenti.

Kualifikimet

• Fakulteti ekonomik / adminstrim biznesi / adminstratë publike  

• Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit/financave

• Obligohet njohja e punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office

• Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit

• Aftësi të mira komunikuese

• Njohuri të gjuhës angleze

• Te jetë e aftë të punojë në grup si dhe punë individuale

• Të jetë i besueshëm dhe i drejtë

• Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm

• Të jetë fleksibil

• Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon

 

Ne ofrojmë një ambient ku secili trajtohet me respekt reciprok dhe miqësor. Bëhu pjesë e  një familje të madhe, të re e të shëndoshë, plot energji dhe besim, për të arritur qëllimet e përbashkëta.

Konkursi mbetet i hapur  deri më 24.06.2021.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV me fotografi, në e-mail info@smardonline.com . Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Shpallja ka skaduar