Zyrtar/e në Departamentin e Marketingut

Moneta
E skaduar

KONKURS 

Moneta është institucion financiar jo-bankar, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. 

Me qëllim të avancimit të veprimtarisë, Moneta tani është duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional për pozitën: 

  • Zyrtar/e në Departamentin e Marketingut


Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për implementimin e planit vjetor dhe buxhetit të Marketingut;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e web faqes zyrtare të Korporatës, duke përfshirë përditësimin e përmbajtjes, paraqitjen vizuale, shtimin e faqeve të reja, etj.;
  • Bën përzgjedhjen, porositjen dhe shpërndarjen e materialeve promovuese në përgjithësi;
  • Përkujdeset për materialet e zyrës si: vizitkarta, memorandume, dosje, pliko etj. të cilat kanë karakter promovues për korporatën;
  • Merr pjesë në planifikimin dhe menaxhimin e marketingun direkt;
  • Bashkëpunon dhe kontrollon cilësinë e punëve të kryera nga kompanitë e kontraktuara të marketingut;
  • Planifikon, realizon dhe mbikëqyrë eventet dhe kampanjat e ndryshme të marketingut;
  • Menaxhon marketingun në mediat sociale;
  • Bën dizajnimin e reklamave për agjentë dhe për korporatën.

 

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhment apo fusha tjera relevante;
  • Përvojë pune minimum 3 vjeçare në fushën e Marketingut;
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e MS Office;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Njohuri në përdorimin e programeve të dizajnit;
  • Aftësi të larta organizative, analitike dhe kreative;
  • Patentë shofer – kategoria B.

 

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit në www.monetaks.com apo të dërgoni email në hr@monetaks.com. Së bashku me aplikacionin apo email-in, ju lutem bashkëngjitni CV-në dhe letrën motivuese në formatin PDF.

Afati për aplikim do të jetë deri më datën 15.10.2021. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren parasysh.

Shpallja ka skaduar