Zyrtar/e për komunikim

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin për Marrëdhënie me Publikun,KEDS SH.A. më datë 10.08.2022 shpall vend të lirë pune: 

Pozicioni i punës: Zyrtar/e për komunikim

Lokacioni dhe numri i pozitave: HQ, Prishtinë (1)

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Krijon përmbajtje, njoftime, komunikata, projekte, sipas kërkesës së udhëheqësit; 
  • Inicion, organizon dhe monitoron kampanja dhe projekte për promovim te KEDS;
  • Promovon kompaninë në kanale të ndryshme të komunikimit dhe asiston në mirëmbajtjen e uebfaqes;
  • Bashkëpunon me departamentin për të zhvilluar strategji komunikimi efektive bazuar në audiencën e synuar;
  • Ruan dhe mirëmban databazë të të dhënave të mbulimit mediatik;
  • Përgatit raporte të kampanjave dhe mban të informuar udhëheqësin rreth mbarëvajtjes së aktiviteteve; 
  • Organizon dhe koordinon aktivitete dhe ngjarje mediale, sipas nevojës;
  • Ndihmon departamentin në shpërndarjen e materialeve promovuese/informuese, sipas nevojës.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Kualifikim Universitar, niveli Bachelor, drejtimi: Komunikim Masiv, Gazetari apo shkenca te ngjashme;
  • Të ketë përvojë pune në fushën e komunikimit 3 vite;
  • Të ketë njohuri të larta të gjuhës angleze, në të folur dhe shkruar;
  • Të ketë çertifikime në fushën e komunikimit (e preferueshme);
  • Të ketë njohuri të përdorimit të programeve për rregullimin e përmbajtjeve vizuele (e preferueshme);

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
 

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 18.08.2022, në ora 16:00.

 

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen. 
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Shpallja ka skaduar