Zyrtar/e për krijim të përmbajtjeve vizuele

KEDS Energy
E skaduar

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin për Marrëdhënie me Publikun,KEDS SH.A. më datë 10.08.2022 shpall vend të lirë pune: 

Pozicioni i punës: Zyrtar/e për krijim të përmbajtjeve vizuele 

Lokacioni dhe numri i pozitave: HQ, Prishtinë (1)

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Krijon përmbajtje vizuele profesionale (fotografi, video, audio) për nevoja të KEDS/KESCO;
  • Realizon montazhimin e xhirimeve duke përdorur programe përkatëse softverike; 
  • Përdor teknika të ndryshme për të ngritur kualitetin e përmbajtjeve vizuele;
  • Rekomandon ide të reja për të arritur mesazhin e dëshiruar tek audienca; 
  • Përdor pajisje të ndryshme: si kamera, lensa, tripod, audio dhe shfrytëzon studio statike e mobile për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e departamentit;
  • Realizon vizita në terren dhe zyre për të siguruar materiale të mjaftueshme vizuele për publikim;
  • Transporton, vendos dhe operon me pajisjet përkatëse për prodhim të materialeve vizuele në terren dhe në studio/zyre.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Kualifikim Universitar, Fakulteti i Arteve, Drejtimi: Multimedia ose shkenca te ngjashme;
  • Të ketë përvojë pune të ngjashme 3 vite;
  • Të ketë njohuri të programeve Adobe dhe të ngjashme;
  • Të ketë njohjuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri të larta të përdorimit të pajisjeve për krijim të përmbajtjeve vizuele.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: HR@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 18.08.2022, në ora 16:00.

 

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen. 
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

Shpallja ka skaduar