Thirrje e hapur për zgjedhjen e një kompanie për renovimin e brendshëm të objektit të OJQ THY - Think young, në Prizren

TERMAT E REFERENCËS

 

Subjekti:Renovimi i objektit të OJQ THY / Prizren, Rr. Ismet Jashari Kumanova, Nr.106, 20000 Prizren .
Klienti:DVVInternational , Rr, Rexhep Mala, Nr 26 , Prishtinë, Kosovë
Projekti:Profesionalizimi i qendrave të Arsimit për të Rritur (ARr) në Kosovë
Lokacioni:Prizren / Republika e Kosovës
Afati pë aplikim 01.10.2023
Kontakti e-mail:ralija@dvv-international-ks.org; info@ojqthy.org


INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
 

DVV International është Institutindërkombëtar i shoqatës gjermane të arsimit të të rriturve (DVV [1]). Ai vepron në mbarë botën për të promovuar dhe mbështetur arsimimin e të rriturve si një çelës për zhvillim të qëndrueshëm dhe reduktim të varfërisë. DVV International është duke vepruar në Kosovë që nga viti 2005[2]  dhe deri më tani ka ofruar kontributin e saj të lartë për partnerët vendimmarrës shtetëror dhe partner tjerë joshtetëror në Kosovë, duke bërë progres të lartë përmes mbështetjes së zhvillimit të kornizes gjithëpërfshirëse legjislative, ndërtimit të kapaciteteve trajnuese dhe rritjes së pjesëmarrjes të grupeve të pafavorizuara në programet e ARr. Përkundër arritjeve të mëdha dhe zhvillimeve pozitive gjatë viteve të fundit, ende, interpretimi i koncepteve të ARr në Kosovë nuk ka evoluar dukshëm drejt kapërcimit të kufijve të moshës dhe promovimit të arsimimit joformal cilësor. Vetëm një numër i vogël i ofruesve jo-formalë jofitimprurës aktualisht ofrojnë kurse për zhvillimin profesional dhe personal, si dhe edukim për demokraci dhe qytetari aktive në Kosovë . 


QËLLIMI I PROJEKTIT

Gjatë periudhës aktuale të projektit 2022-2024, DVV International në Kosovë është duke bëjë përpjekje për të lansuar dy qendrat e para pilot të ARr , bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane  ( VHS) . Dy qendrat e reja të ARr do të themelohet në dy komunat e përzgjedhura ; Prizren dhe Pejë.Në Prizren  DVV International  ka arriturmarrevshjen për lansimin e kesaj qendrenë kuadër të objektit të  OJQ THY , i cili gjendet ne Rr. Ismet Jashari Kumanova, Nr. 106, 20000, Prizren .

Për tu arritur lansimi i sukseshëm i qendrës së ARr në kuadër të objektit të OJQ THY – Prizren[3] , është i nevojshëm renovimi paraprak i objektit , prandaj DVV International përmes kësaj thirrje  të hapur ,  është duke kërkuar një kompani profesionale e cila do të mund të bëj renovimin e përgjithshëm , të hapsirave të brendshme ( Interierin ) të objektit të OJQ THY në Prizren. 

 

PUNËT QË DUHET TË KRYHEN  / RENOVIMI 

  • Suvatimi i mureve;
  • Izolimi i brendshëm i çatisë;
  • Ndërrimi i dyerve/dritareve;
  • Ndarja e kateve të objektit me xhamë dhe dyer;
  • Vendosja e anësoreve të shkallëve;
  • Renovimi i dy toaleteve;
  • Instalime elektrike dhe instalime të ujit;
  • Lyerja e përgjithshme e mureve të brendshme të objektit;
  • Instalimi i kamerave të sigurisë brenda dhe jashtë objektit;

 

Korniza kohore ; 02 Tetor 2023 – 31.Tetor 2023. Afati i kryerjes së punëve , mund të shtyehet maksimalisht 2 javë ne konsultim  të dyanshëm, nëse një nevojë e tillë paraqitet nga kushtet atmosferike , apo rrethana tjera të pa parashikuara. Ditët e punës do të jenë përgjegjësi  e kompanisë së zgjedhur . Ranovimi i objektit , do të fillojë menjëher pas nënshkrimit të kontratës së shërbimevenë mes të DVV International  dhe kompanisë së përzgjedhur . Mënyra e realizimit të pageses  do të bëhet me  këste , menjëher  pas kryerjes së plotë/ apo të pjesshëm  të punëve të kontraktuara . Kjo do të specifikohet qartë në kontratën e nënshkruar nga të dya palët .

 

Kriteret e aplikimit / kompania e kërkuar për kryerjen e shërbimeve 

  • Të jetë kompani e regjistruar në Republiken e Kosoves;
  • Të ketë eksperiencë të deshmuar të paktën 3-vjeçare në fushën e nenovimit dhe të mirëmbajtjes së objekteve;
  • Të posedoj expertizën profesionale / arkitekt/e të Interierisë , të cilët/at do të mbikqyrin dhe monitorojë renovimin dhe kryerjen e puneve sipas standardeve  të ndërtimit /renovimit , dhe kontraktës së nënshkruar nga të dya palët;
  • Të dëshmoj se posedon makineri dhe staf profesional , për kryerjen efikase të punëve të kontraktuara;
  • Të ofroj çmimin më të arsyeshëm dhe në harmoni me kërkesat e tregut të punës në Kosovë.

 

 

SHPREHJA E INTERESIMIT  PËRAPLIKIM 

Të  gjitha vizitat paraprake të objektit  nga kompanit e interesuara , të cilat do të  bëjnë paramasat ,dhe parallogarit për renovimin e objektit në fjalë,  mund të  bëhen në koordinim paraprak  me perfaqësuesit e OJQ THY –Prizren ,përmes  e-mail adreses ;info@ojqthy.org ,apo Nr. të Tel ; +383 29 210 044.

Të gjitha kompanit e interesuara për kryerjen e punëve të sipërpërmendura të projektit ,mund të dërgojnë ofertën e tyre buxhetore dhe dëshmit tjera përkatëse të specifikuar në piken 1.4. në e-mail adresat ; ralija@dvv-international-ks.org dhe info@ojqthy.org  

Afati i fundit për dergimin e ofertës dhe dokumentacionit tjetër përkatës është: 01 Tetor 2023. 

DVV International-Kosova

(Institut für Internationale Zusammenarbeit

des Deutschen Volkshochschul-Verbandes)

Rr.Rexhep Mala, Nr.26,

Prishtinë, 10 000, Kosovë

 



1. https://www.dvv-international.de/

2. https://www.dvv-international.ge/kosovo/profile

3. https://ojqthy.org/