Informata të përgjithshme rreth projektit
Programi Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit është hartuar nga profesorët e Kolegjit AAB, në bashkëpnim me professor nga Universiteti i Bolonjës, Universëteti Politeknik i Milanos, profesionistë nga Shehu Academy dhe ekspert vendor. Të gjitha palët e përfshira kanë kontribuar duke shpalosur veprimtarinë dhe profesionalizmin e tyre në dizajnin dhe përpunimin e drurit.
Programi përfshin pjesën teorike që do të zbatohet në hapësirat e Kolegjit AAB dhe pjesën praktike që do të implementohet në hapësirat punuese të Shehu Academy.
Modulet që do të zhvillohet janë:
Përfitimet e programit
Në këtë program do të ketë ligjerues nga Italia si dhe ligjërues vendor me eksperiencë të
jashtëzakonshme në këtë fushë.
Pjesëmarrësit në këtë program do të pajisen me certifikatë për realizimin e programit të arsimit ekzekutiv. Studentët që ndjekin këtë program, do të përjashtohen nga ndjekja e lëndëve të njëjta ose të ngjashme, pasi të vendosin të regjistrohen në studimet Bachelor ose Master në degën e Arkitekturës dhe Arteve të ofruara në Kolegjin AAB.
Meqë programi fokusohet në zhvillimin e tri kompetencave kryesorë të kandidatit si ato gjenerale (prerje, ngjyra, konstruksioni etj), teknologjike (ilustrimi, procesi mekanik) dhe ato organizative, pas përfundimit të programit kandidatët do të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur në fushën e industrisë së drurit nga dizajnimi i produktit deri tek prodhimi duke përdor makineri dhe software të ndryshëm.
Kushtet dhe kriteret e aplikimit
Të drejtë pranimi në këtë modul kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët shkollimin universitar e kanë përfunduar në dizajnim apo janë të punësuar në këtë fushë.
Në këtë modul mund të pranohen edhe kandidatët nga shtetet e tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.
Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve
Përzgjedhja e kandidatëve për programin në përpunimin e drurit do të bëhet sipas kritereve si në vijim:
Kosto e programit
Tarifa e caktuar për ndjekjes e këtij program do të jetë në shumë prej 500 euro. Kjo kosto përfshin të gjitha shpenzimet në kuadër të programit, përfshirë ligjëratat teorike, punën praktike dhe pjesëmarrjen në panairin virtual.
Forma e aplikimit
Dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit do të jenë: