Position Expired
This job is no longer accepting applications.
Vende të lira pune
ACN - Shtepia e Efiçiences
Midea Kosova, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e HVAC, me Perfaçsim te brendit mirënjohurë nderkombëtare MIDEA. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të ACN - Shtëpia e së Ardhmës Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë:
- Depoist-Ndihmes Depoist 6vende te lira
- Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese (Monter) 6 vende te lira.
- Shitese ne Show Room
Depoist - Ndihmes Depoisti - Përgjegjësitë kryesore:
- Bënë pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit
- Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
- Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall, në të kundërtën jep përgjegjësi për pranim
- Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standarteve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo
- Pas pranimit të mallit bënë seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo
- Bënë përgatitjen e mallit për ekspozim në dyqan , skenohet në sistem, çmimi, deklaracioni, etj., në rast nevoje në sasi të mëdha të mallit ndihmohet nga punëtorët
- Ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate
- Gjatë orarit të punës, nuk lejohet lirimi/shkarkimi i mallit nga depo në dyqan pa praninë tuaj,pra cdo lëvizje e mallit bëhet nga ana juaj
- Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt
Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese - Përgjegjësitë kryesore:
- Të ketë përvojë në montimin e paisjeve për ngrohje-ftohje-ventilim e klimatizim
- Të jetë I aftë për organizimin e punës në teren,
- Të asistoj në montimin të produkteve kur është nevoja.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
- Të jenë të motivuar për punë;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
- Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron Midea Kosova:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në [email protected] duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 29 Shkurt 2024, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Midea Kosova ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.
Other Recent Opportunities
Kamarier/e, Shofer Delivery, Motorrist Delivery
8/18/2025Hebs Kosova
Arkatare, Kuzhiniere, Mirëmbajtese
8/18/2025Hebs Kosova
Arkatare, Kuzhiniere, Kamarier/e, Shankiste
8/18/2025Hebs Kosova
Arkatare, Kuzhiniere
8/18/2025My Shawarma
Arkatare, Kuzhiniere
8/18/2025My Shawarma
E-Commerce Positions – English
8/18/2025Talent Bridge
Job Alerts
Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.
Need Help?
Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?