3 Monterë për Punë në Terren, 3 Monterë për Prodhim në Fabrikë

Ar Design Interior

3 Monterë për Punë në Terren

3 Monterë për Prodhim në Fabrikë

AR Design Interior, kompani e specializuar në dizajnin dhe zbatimin e hapësirave të brendshme, është në kërkim të montereve të përgjegjshëm dhe të motivuar për punë të ndryshme, sin ë terren ashtu dhe në fabrikë

Detyrat Kryesore:

-Montimi i mobiljeve, paneleve dekorative dhe elementeve të tjera të dizajnit të brendshëm në vendin e klientit

-Puna në përputhje me projektet dhe standardet e kompanisë

-Interpretimi i planeve dhe udhëzimeve të dizajnit

-Komunikim profesional me klientin dhe zgjidhje praktike në vendin e punës

-Kujdes dhe mirëmbajtje për mjetet dhe materialet e përdorura

 

Kërkesat:

-Përvojë në montim të mobiljeve ose punë të ngjashme teknike

-Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur

-Përkushtim ndaj cilësisë dhe detajeve

-Leje drejtimi – Kategoria B (e domosdoshme)

-Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të udhëtuar sipas nevojës

 

Ne ofrojmë:

-Pagesë konkurruese dhe bonus sipas performancës

-Ambient pune profesional dhe mbështetës

-Trajnime dhe mundësi për avancim

-Pajisje pune dhe mjete transporti të ofruara nga kompania

Adresa: Rruga Nazim Gafurri (Rruga për Gërmi)

Kontakti: +383 48 449 999

Afati i fundit për aplikim: 15.08.2025

Dërgo CV-në në: [email protected] me subjektin: Aplikim për Monter në Terren

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?