Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Menaxher i shitjes me shumicë për rajonin e Prizrenit
Bau Market
Bau Market, është në kërkim të një (1) Menaxher i shitjes me shumicë për rajonin e Prizrenit entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend i lirë pune, në pozitën Menaxher i shitjes me shumicë për rajonin e Prizrenit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Realizon shitjen e të gjitha produkteve, tek kontraktorë, kompani ndërtimi dhe klientë të tjerë në rajonin e Prizrenit.
→ Krijon, zhvillon dhe ruan marrëdhënie afatgjata me klientët ekzistues dhe potencialë, viziton klientë në rajone të ndryshme.
→ Ndjek ciklin e plotë të shitjes: identifikimi i klientëve, prezantimi i produkteve, ofertimi, negociimi dhe mbyllja e marrëveshjes.
→ Identifikon kontraktorë të rinj, kompani ndërtimi dhe investitorë aktivë në rajon.
→ Viziton kompanitë dhe ekipet punuese, rregullisht për të ndjekur projektet e ndërtimit dhe për të identifikuar nevoja potenciale të blerjes.
→ Analizon konkurrencën dhe lëvizjet e tregut për të sugjeruar strategji efektive shitjeje.
→ Bashkëpunon me menaxherin e njësisë dhe udhëheqësit e sektoreve për disponueshmërinë e produkteve dhe planifikimin e stokut për klientët me shumicë.
→ Koordinon porositë e klientëve me depo, logjistikë dhe transport.
→ Siguron dorëzim të saktë dhe në kohë të porosive.
→ Përgatit ofertat komerciale, listat e cmimeve dhe suporton në zgjidhjet teknike sipas nevojës së klientëve.
→ Negocion kushtet e shitjes, sasitë, çmimet dhe afatet e pagesës në përputhje me politikat e kompanisë.
→ Siguron që të gjithë termat e marrëveshjeve të dokumentohen saktë.
→ Përgatit raporte javore dhe mujore për shitjet, klientët, vizitat në terren dhe parashikimet e shitjes.
→ Analizon performancën kundrejt objektivave dhe propozon masa për përmirësim.
→ Raporton rastet e devijimeve nga proceset standarde (mungesë stok, vonesa, kërkesa të pazakonta etj.).
→ Menaxhon kërkesat, ankesat dhe problemet e klientëve duke siguruar zgjidhje të shpejta dhe profesionale.
→ Ofron asistencë në çështjet e dokumentacionit (fatura, referenca, kontrata).
→ Zbaton politikat komerciale, çmimet, rregullat e kreditimit dhe kushtet e pagesës.
→ Kujdeset që proceset e shitjes dhe komunikimit të jenë në përputhje me standardet e brendshme dhe strategjinë e kompanisë.
→ Promovon imazhin profesional dhe vlerat e kompanisë.
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;
→ Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;
Benefitet:
→ 1,500.00 € Pagë Mujore;
→ Bonuse mujore (Me arritjen e targetit të planifikuar, përfitimi i bonusit mund arrin deri në 50% të pagës vjetore);
→ Trajnime profesionale;
Njohuritë dhe Shkathtësitë:
→ Minimum 5 vjet përvojë pune në shitje.
→ Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, apo fusha të ngjashme.
→ Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe prezantim.
→ Aftësi të forta për marrjen e vendimeve dhe përballimin e presionit.
→ Njohuri të gjuhës angleze.
Dokumentet e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: [email protected] Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Menaxher i shitjes me shumicë për rajonin e Prizrenit)
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 06.12.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.
Mundësi të Tjera të Fundit
Video Editor
12/12/2025Telegrafi
Trajnim Profesional per Kamerë
12/12/2025Pixels
Trajnim profesional në Video Editing
12/12/2025Pixels
Fizioterapeut/e
12/10/2025Handicap Kosova
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/10/2025Viva Fresh Store
Servicemitarbeiter (m/w/d) für Netzkunden im Energiebereich
12/9/2025evroTarget
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?