Menaxher/e i/e blerjes dhe furnizimit (5 pozita)

Bau Market

Bau Holding dhe Bau Market janë në kërkim të pesë (5) punëtorëve entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Pesë (5), Vende të lira pune, në pozitat:

→ Menaxher/e i/e blerjes dhe furnizimit për sektorin e Meremetimit;

→ Menaxher/e i/e blerjes dhe furnizimit për sektorin e Veglave dhe Kopshtit;

→ Menaxher/e i/ blerjes dhe furnizimit për sektorin e Elektrikës, Ujësjellësit, Ventillimit dhe Klimatizimit;

→ Menaxher/e i/e blerjes dhe furnizimit për sektorin e Teknikës së bardhë dhe të zezë, Kondicionerë;

→ Menaxher/e i/e blerjes dhe furnizimit për sektorin e Paisjeve shtëpijake dhe Sanitarisë;


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Përpilon planin vjetor të furnizimit (importe dhe vendore) si në aspektin kohor po ashtu edhe atë financiar. Rishikon planin minimalisht në baza tremujore;

→Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë;

→Jep porosi për blerje dhe kujdeset që ekzekutimi I saj të bëhet në kohën e duhur;

→Ndërton raporte me furnitorët dhe palët tjera relevante;

→Sigurohet që të gjitha kushtet kontaktuale po respektohen nga të dyja palët;

→Kujdeset që afatet e pagesave po respektohen;

→Kujdeset që vendosja e çmimeve të jetë në kuadër të marzhave të lejuara;

→ Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj);

→Analizon performancën e kategorive të produkteve dhe identifikon mundësitë për përmirësim;

→ Ndërton plane strategjike për secilën kategori për të arritur objektivat e shitjeve dhe fitimit;

→ Vendos strukturën e kategorive, përfshirë përzgjedhjen e produkteve, çmimet dhe pozicionimin në raft;

→ Planifikon dhe mbikëqyr fushatat promocionale brenda kategorisë;

→Ndjek nivelin e stokut dhe merr masa për të shmangur mbistokimin apo mungesat;

→Optimizon ciklin e porosive dhe rotacionin e produkteve në raft;

→Siguron balancën mes disponueshmërisë së produkteve dhe kostos së stokut;

→Punon ngushtë me ekipet e shitjes, marketingut, logjistikës dhe financës për të garantuar implementim efikas të strategjive;

→Jep input për dizajnin e materialeve promovuese dhe organizimin e produkteve në dyqan apo online;

→Përgatit raporte të rregullta mbi performancën e kategorive: shitjet, marzhi, rotacioni, pjesëmarrja në treg, etj;

→Përgjegjës për regjistrimin dhe përditësimin e specifikave teknike dhe përshkrimeve të çdo produkti në sistemin KUBIT të kompanisë, duke siguruar saktësinë dhe përputhjen me të dhënat e furnitorit;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;

→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;

→ Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

→ Diplomë Univerzitare në fushën e Ekonomisë, Inxhinierisë apo të ngjajshme;

→ Përvojë pune së paku 3 vite në fushën e blerjeve dhe furnizimit;

→Aftësi të shkelqyera në komunikim, negocim dhe organizim;

→Njohuri të tregut dhe materialeve të fushës së ngjajshme;

→Njohuri të shkelqyera të paketës office dhe sistemit të menaxhimit të stokut;

→Aftësi në punë ekipore dhe vendimarrje;

→ Aftësi për të menaxhuar ngarkesën e punës dhe për të përmbushur detyrat në kohë;

→ Njohuri të gjuhë Angleze;


Benefitet:

→1,500.00 € Pagë Mujore;

→ Bonuse vjetore (Me arritjen e targetit të planifikuar, përfitimi i bonusit vjetor arrin deri në 50% të pagave vjetore);

→ Trajnime profesionale;

 Dokumentet e kërkuara:

 → CV

 → Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

  → Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: [email protected] Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Menaxher i blerjes dhe furnizimit për sektorin e  P.sh Meremetim)

 → Ky konkurs do jetë i hapur deri më 28.10.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

Job Alerts

Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.

Need Help?

Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?