Udhëheqës/e i/e Sektorit (4), Shitës/e Specialist/e (4)

Bau Market

Bau Market me rastin e hapjes së pikës në Fushë Kosovë, është në kërkim të tetë (8) punëtorëve entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.    
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani! 
 

Katër (4), Vende të lira pune, në pozitën Udhëheqës/e i/e Sektorit 
Sektori Profesional - Meremetim dhe Vegla (1 Udhëheqës/e) 
Sektori i Instalimeve - Elektrikë, Ujësjellës dhe Klimatizim, Ventillim dhe Klimatizim (1 Udhëheqës/e) 
Sektori Tech - Teknikë e bardhë, Kondicionërë, Teknikë e zezë; (1 Udhëheqës/e) 
Sektori Home – Paisje shtëpijake dhe Kopsht (1 Udhëheqës/e) 
 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 
→ Planifikon shitjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre; 
→ Kujdeset që i gjithë personeli e kanë kuptuar strategjinë e shitjes, targetet dhe objektivat tjera; 
→ Njeh artikujt dhe strukturën e tyre. Njeh marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të “Bau Market”. 
→ Menaxhon kohën e tij dhe të personelit të tij, ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat; 
→ Kujdeset që personeli po merr njohuritë e domosdoshme për punë në sektorin e tij dhe kujdeset që secili prej tyre të ngrisë njohuritë profesionale; 
→ Të këtë aftësi të punoj në ekip, të ketë qasje konstruktive ndaj kolegeve; 
→ Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje korrekte dhe të tregoj integritet të lartë ndaj blerësit; 
→ Të ketë aftësi dhe tipare të udhëheqësit/liderit. Të dijë të organizoj personelin dhe të ketë besimin e tyre; 
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”; 
→ Të komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me sektorin e blerjes. 
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike; 
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës; 
→ Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut; 
 

Benefitet: 
→ 1,000.00 € Pagë Mujore; 
→ Bonuse mujore (Me arritjen e targetit të planifikuar, përfitimi i bonusit mund arrin deri në 30% të pagës vjetore); 
→ Trajnime profesionale; 

Katër (4), Vende të lira pune, në pozitën Shitës/e Specialist/e 
Sektori Profesional - Meremetim dhe Vegla (1 Shitës/e Specialist/e) 
→ Sektori i Instalimeve - Elektrikë, Ujësjellës dhe Klimatizim, Ventillim dhe Klimatizim (1 Shitës/e Specialist/e) 
→ Sektori Tech - Teknikë e bardhë, Kondicionërë, Teknikë e zezë; (1 Shitës/e Specialist/e) 
→ Sektori Home – Paisje shtëpijake dhe Kopsht (1 Shitës/e Specialist/e) 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 
→ Kujdeset që të arrihen targetet e vendosura të shitjeve; 
→ T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market; 
→ Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira komunikuese; 
→ Njeh marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të “Bau Market”; 
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të “Bau Market”; 
→ Në mungesë të Udhëheqësit të Sektorit e zëvendëson atë; 
→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike; 
→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës; 
→ Detyra tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profili i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut; 
 

Benefitet: 
→ 800.00 € Pagë Mujore; 
→ Bonuse mujore (Me arritjen e targetit të planifikuar, përfitimi i bonusit mund arrin deri në 20% të pagës vjetore); 
→ Trajnime profesionale; 

Dokumentet e kërkuara: 
→ CV 
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë. 
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: [email protected] Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Udhëheqës/e i/e Sektorit) 
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 21.07.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

Job Alerts

Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.

Need Help?

Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?