Kordinator Transporti
Dardania Logistics shpkDARDANIA LOGISTICS SH.P.K. shpall konkurs për pozitën:
Kordinator Transporti
Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të organizuar për koordinimin dhe përcjelljen e transporteve vendore dhe ndërkombëtare.
Detyrat kryesore:
Organizimi dhe koordinimi i transporteve;
Komunikimi i vazhdueshëm me shoferë, klientë dhe partnerë;
Përcjellja e automjeteve dhe informimi për statusin e ngarkesave;
Planifikimi i ngarkimeve dhe shkarkimeve;
Kontrollimi dhe përcjellja e dokumentacionit të transportit (CMR, fatura, dokumente doganore etj.);
Zgjidhja e situatave operative gjatë transportit;
Raportimi dhe mbajtja e evidencës për transportet e realizuara.
Kualifikimet:
Përvojë në transport, logjistikë ose dispeçing përbën përparësi;
Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme; njohja e serbishtes përbën përparësi;
Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi;
Njohuri të mira të programeve MS Office;
Gatishmëri për punë dinamike dhe menaxhim të disa transporteve njëkohësisht;
Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
Ne ofrojmë:
Pagë konkurruese;
Ambient profesional dhe dinamik;
Mundësi zhvillimi profesional;
Punë afatgjatë në sektorin e transportit dhe logjistikës.
Lokacioni: Prishtinë
Kompania: Dardania Logistics sh.p.k.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në emailin e kompanisë, me titull: “Aplikim – Dispeçer Transporti” ne email: [email protected].
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Prishtinë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.