Vozitës me Kategori C dhe C1
Dardania Logistics shpkDardania Logistics SH.P.K. është një kompani në rritje të vazhdueshme, e cila po zgjeron gamën e shërbimeve të transportit dhe logjistikës në mënyrë profesionale.
Për shkak të rritjes së aktivitetit dhe zgjerimit të punëve, kërkojmë vozitës me patentë shoferi të kategorisë C dhe C1, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen flotës sonë.
Kriteret e kërkuara:
• Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme
• Të posedojë patentë shoferi valide të kategorisë C ose C1
• Të ketë përvojë pune si vozitës
• Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i përkushtuar në punë
• Të ketë aftësi për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj automjetit
Ne ofrojmë:
• Pagë konkurruese, në përputhje me tregun
• Sigurim shëndetësor dhe të punës
• Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim afatgjatë
📩 Aplikimi mund të bëhet përmes emailit:
[email protected]
📞 Për më shumë informata, na kontaktoni në:
+383 49 600 474
Bëhu pjesë e flotës së Dardania Logistics!
Lloji i Punës
- Lloji i Punës
- Kohë e Plotë
- Vendndodhja
- Prishtinë
Ndaj këtë punë:
✨ Njoftime Pune
Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.