Position Expired
This job is no longer accepting applications.
Termat e References -Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës -2025
DVV International - Kosova
TERMAT e REFERENCËS (TeR)
Subjekti: | Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJJ) |
Klienti: | DVV International - Kosova |
Projekti: | Profesionalizimi i qendrave të arsimit për të rritur në Evropë |
Lokacioni: | 9 Komuna të ndryshme në Republikën e Kosovës |
Afati i fundit për aplikim: | Tetor 17, 2025 |
Kontakti e-mail adresa: |
DVV International është dega ndërkombëtare e Shoqatës gjermane për arsimimin e të rriturve (DVV). Ajo vepron në mbarë botën për të promovuar dhe mbështetur arsimimin dhe edukimin e të rriturve si një element kyç në uljen e varfërisë. Duke u mbështetur në njohuritë dhe përvojën e DVV International si një shoqatë ndërkombëtare gjermane e ofruesve të arsimit për të rritur, ajo synon të zhvillojë dhe ndajë praktikat më të mira në fushën e arsimit për të rritur në mbarë botën , në këtë rast edhe në Kosovë. Qajsja e projektit të DVV International në Kosovë, është e orinetuar në përmirësimin e kushteve në politikëbërje, legjislacion dhe në financimin e arsimit pës të rritur dhe mësimit gjatë gjithë jetës (në nivelin makro), si dhe në profesionalizimin e arsimit për të rritur si në teori ashtu edhe në praktikë (në nivelin mezo).
Për të arritur këtë domosdoshmërisht kërkohet bashkëpunimi si me institucionet qeveritare, për shembull ministritë agjencionet etj., ashtu edhe me universitetet, shoqatat, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat e tjera profesionale edukativo arsimore.
Përmes publikimit të këtyre Termave të Referencës (TeR), ne kërkojmë një kompani profesionale që mund të ofrojë shërbime teknike për organizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të JMGJ-2025, në 9 komuna të ndryshme të Republikes së Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj, Podujevë dhe Kamenicë).
Të gjitha aktivitetet e JMGJJ- 2025 do të zhvillohen nga data 24 deri më 27 nëntor 2025.
Java e të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës -2025 në Republikën e Kosovës, do të promovojë në veçanti arsimimin për të rinj dhe të rritur (ARr) nga organizatat anëtare të Rrjetit-ALE NK (Rrjeti për Arsimimin dhe Edukimin të Rriturve në Kosovë - ALE-NK – Adult Learning and Education Network in Kosova) dhe nga ofrues të tjerë të arsimit për të rinj dhe të rritur në komunat përkatëse. Organizatat anëtare të Rrjetit ALE-NK dhe organizatat e tjera pjesëmarrëse nga disa komuna të Kosovës, do të trajtojnë tema sipas zgjedhjes së tyre, duke u fokusuar në mënyrën se si dhe çfarë dëshirojnë të promovojnë ata lidhur me arsimin e të rinjëve dhe të rriturve gjatë kësaj JMGJ.
Përmes aktiviteteve të organizuara në disa komuna të Kosovës, ne do të riafirmojmë se arsimi për të rritur është një përbërës kyç i të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJJ), duke theksuar se praktikat e ALE-së zbatohen për një gamë të gjerë moshash, nivelesh arsimore, hapësirash dhe modalitetesh të të mësuarit, si dhe duke njohur se të MGJJ është motori kryesor i një shoqërie që ofron arsimimi dhe edukim në nivele të ndryshme — duke përfshirë individët, familjet, organizatat, vendet e punës, lagjet, qytetet dhe rajonet.
Përshkrimi i detyrave që do të kryhen nga kompania e përzgjedhur për organizimin e Javës së të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJ- 2025) | Sasia | Tetor / Nëntor 2025 | Përgjegjëse |
Përgatitja e tendave me madhësi 6x3 metra për promovimin e arsimit për të rinjtë dhe të rriturit, të cilat do të vendosen në sheshet kryesore të komunave: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Podujevë dhe Kamenicë. | 8 | Kompania e kontraktuar | |
Tavolina / stenda me përshkrime të organizatave pjesëmarrëse, të cilat do të vendosen brenda tendave. | 40- 45/shtande / tavolina | Kompania e kontraktuar |
Përshkrimi i detyrave që do të kryhen nga kompania e përzgjedhur për organizimin e Javës së të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJJ- 2025) | Sasia | Tetor / Nëntor, 2025 | Përgjegjëse |
Qiraja e pajisjeve për Podcast: 3 ditë për OJQ THY–YALEC Prizren, 2 ditë për OJQ Hareja –YALEC Vushtrri, dhe 3 ditë për OJQ - KVRL–YALEC Peja. Publikimi i podcasteve do të bëhet ndërmjet datave 24–27 nëntor 2025. | 8 ditë
| Kompania e kontraktuar | |
Roll-up: 8 roll-upa do të përgatiten për 8 komunat, dhe 6 roll-upa shtesë do të përgatiten për aktivitete të veçanta të organizuara nga organizatat partnere në hapësirat e tyre, siq janë. OJQ THY, OJQ Hareja, OJQ KVRL–Pejë, OJQ - KEC , Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) dhe Kolegji Evropian i Kosovës (ECK). | 14 | Kompania e kontraktuar | |
Banera (3m x 0.7m): 8 banera do të përgatiten për tendat në 8 komunat, për t’u vendosur në sheshet komunale. Përveç kësaj, 4 banera do të përgatiten për aktivitete të veçanta të organizuara nga organizatat partnere në hapësirat e tyre, si p.sh. Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK), OJQ THY, OJQ Hareja dhe OJQ LYAC–Pejë. | 12
| Kompania e kontraktuar | |
Çanta prej stofi: Për pjesëmarrësit në aktivitetet e organizuara gjatë Javës së të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJ 2025) në 8 komuna të ndryshme të Kosovës (100 copë për komunë). | 800 | Kompania e kontraktuar | |
Publikimi i programit të Javës së të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJJ- 2025) në Kosovë në të paktën dy gazeta zyrtare, online, si dhe në platformat e mediave sociale (Facebook, Instagram etj.). | 2 | Kompania e kontraktuar |
Afati kohor: Fillimi i përgatitjes së projektit – Tetor 2025. Zbatimi i projektit deri më 30 nëntor 2025.
• Të ketë përvojë të gjerë në përgatitjen e ekspozitave /panaireve, përgatitjen e materiale promovuese, banera, postera, roll-up, podkaste dhe tenda për panaire (me tavolina / shtande) për ngjarje edukativo arsimore.
• Të ketë një ekip të mirë dhe staf me përvojë profesionale, të aftë për përgatitjen e ngjarjeve në fushën e arsimit.
• Të ketë bashkëpunim të mirë me organizatat anëtare të Rrjetit ALE-NK-së dhe me ofrues të tjerë shtetërorë dhe jo-shtetërorë të arsimit për të rritur në Kosovë, veçanërisht nga komunat e përfshira.
• Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të përgatitjes së dokumenteve në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
• Të ofrojë një buxhet me kosto të arsyeshme.
Dokumentet e kërkuara për aplikim:
• Certifikata e regjistrimit dhe CV-ja e kompanisë / organizatës.
• Llogaritja e kostove / buxheti.
Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen në e-mail adresat: [email protected] : [email protected] , nga data e publikimit të kësaj thirrjeje deri më 17 tetor 2025, ora 16:00.
Prishtinë / 30 shtator, 2025
Other Recent Opportunities
Arkatare, Sektorist/e
11/3/2025Viva Fresh Store
Arkatare, Sektorist/e, Pranues Malli
11/3/2025Viva Fresh Store
Head of Product Management & Marketing
11/3/2025Inter Cars Kosovo
Department Menaxher/e
11/3/2025Viva Fresh Store
Head of Sales
11/3/2025Inter Cars Kosovo
Department Menaxher/e
11/3/2025Viva Fresh Store
Job Alerts
Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.
Need Help?
Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?