Zyrtar/e Financiar / Kontabilist

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

                                                                                                      Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

                                                                                                                   Shpallje për vend të lirë pune

 

 

Pozita: Zyrtar/e Financiar / Kontabilist

Organizata/njësia: FKEE/ Sektori i Financave

Lokacioni: Prishtinë, Republika e Kosovës

Data e shpalljes së konkursit: 01.11.2023

Data/ora e mbylljes: 15.11.2023, 16:00 (koha lokale)

Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës: Kontratë pune me orar të shkurtuar (20 orë në javë) për periudhë të caktuar kohore

Periudha provuese: 3 muaj

Kur pritet të fillojë marrëdhënia e punës: Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës

 

A) Rrethanat organizative

  • Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.

B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore

  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari Financiar /Kontabilisti është përgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe kontabilitetit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE-së.

C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore

  • Të kontrollojë dhe bëjë regjistrimet kontabël të faturave hyrëse, dalëse, si dhe barazimet e llogarive bankare;
  • Të bëjë kalkulimin dhe deklarimin e pagave dhe tatimeve tjera relevante;
  • Të bëjë regjistrimet dhe rregullimet tjera kontabël të fundvitit, para se Pasqyrat të jenë hartuar;
  • Të sigurohet që procedurat kontabël janë zbatuar për të gjeneruar një prezantim të saktë dhe me kohë të raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Bën raportimet e nevojshme në Administratën Tatimore brenda afateve të përcaktuara.
  • Përfaqëson FKEE-në në Administratën Tatimore të Kosovës për çështjet tatimore;
  • Përgatitë Pasqyrat Financiare Vjetore të FKEE-së (Pasqyrën e pozicionit financiar, Pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyrën e rrjedhës së parasë, Pasqyrën e ndryshimeve në Ekuitet dhe Pasqyrën e shpalosjeve) dhe siguron se pasqyrat janë përgatitur brenda afatit kohor dhe janë në përputhje me SNK dhe SNRF;
  • Përgatit Pasqyrat mujore apo tremujore për të ardhura dhe shpenzimet;
  •  Raporton tek menaxhmenti për shkeljet dhe mosaplikimin e ligjeve lidhur me taksat dhe tatimet, si dhe parregullsitë tjera të hasura gjatë procesit;
  • Ndihmon Menaxhmentin e FKEE-sënë përgaditjen e buxhetit vjetor;
  •  Përgatitë dhe analizon raporte tjera financiare për Sektorin e Financave dhe Menaxhmentin;
  •  Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi dhe Menaxhmenti i FKEE=së.
     

D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë profesionale dhe gjuhësore
 

  • Të ketë diplomë universitare në degën e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose të ngjashme (studimet për kontabilitet konsiderohen përparësi);
  •  Të këtë 5 vite përvojë të përgjithshme, prej të cilave së paku 3 vite përvojë profesionale relevante me pozitën e shpallur;
  • Të ketë të përfunduar programin e trajnimit “Kontabilist i Çertifikuar” nga një shoqatë profesionale e pranuar ndërkombëtarisht;
  •  Të posedojë njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
  •  Të ketë njohuri të mira rreth kuadrit ligjor dhe operimit financiar të FKEE dhe interes për zhvillimin e sistemit të kontabilitetit dhe financave;
  •  Njohuri të vlerësimit dhe përdorimit të aplikacioneve të nevojshme kompjuterike;
  •  Të ketë aftësi të forta komunikuese, për të punuar si pjesë ekipi dhe nën presionin e përmbushjes së afateve;
  • Të ketë aftësi të zhvilluara në përdorimin e programeve softuerike dhe mjeteve të punës;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e përmbushjes së afateve;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  •  E preferueshme leja e vozitjes kategoria B
  • Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas këtij njoftimi).
     

E) Shpërblimi – Paga mujore
 

Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
 

F) Të dhëna tjera
 

FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës. Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/

 

1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit

Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:

  1. Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
  2. CV-në e hollësishme të aplikuesit
  3. Letrën e motivimit përfshirë synimet e aplikuesit për punën gjatë kohës së angazhimit ne FKEE (jo më shumë se 3 (tri) faqe)
  4. Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë vendit)
  5.  Dëshmi/Cerifikatë për “Kontabilist i Çertifikuar”
  6. Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart) Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
     

Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.

 

2. Dorëzimi i aplikacioneve

Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në [email protected] deri më

15 Nëntor 2023, ora 16.00.

Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-6 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.

 

Job Alerts

Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.

Need Help?

Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?