Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Arkatar/e, Kuzhinier/e
Hebs Kosova
Rreth Heb's Kosova
Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.
Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.
Ekipi ynë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Arkatar/e dhe Kuzhinier/e. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.
Qyteti: Podujevë
Statusi: Full Time
Pozita Arkatare:
Pranimi i pagesave të klientëve në formën e parasë në dorë, kartave të debitit/kreditit dhe pagesave tjera elektronike.
Sigurimi i saktësisë së shumës dhe dhënia e këshillave mbi çmimet dhe kuponët për klientët.
Mbyllja e arkës me saktësi.
Pozita Kuzhiniere:
Të kontrolloj pastërtinë e pajisjeve të punës, temperaturën, sistemimin e tyre dhe përgatitjen gjatë ditës.
Të respektoj recepturat e produkteve.
Të ketë njohuri për të gjitha produktet që servohen.
Mundësi të barabarta punësimi
Heb's Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.
Procesi i Përzgjedhjes
Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.
Afati i fundit për aplikim është 31.08.2026
*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Mundësi të Tjera të Fundit
Sales Development and Marketing Manager
9/14/2026Solace Management Ltd
Property Manager
9/14/2026Solace Management Ltd
Kryeshef Ekzekutiv të NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.a, Prishtinë
9/11/2026NPL "Stacioni i Autobusëve" Sh.a, Prishtinë
Mësimdhënës/e (Matematikë)
9/10/2026ATD ACADEMY
Kuzhinier
9/9/2026Restaurant Pinocchio
Vozites B
9/8/2026Viva Fresh Store