Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Menaxher/e per Marketing
Hebs Kosova
Rreth Heb's Kosova
Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.
Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.
Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Menaxher/e për Marketing të përkushtuar dhe të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.
Pozita e punës: Menaxher/e për Marketing
Vendi i punës: Çagllavicë
Orari i punës: I plotë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Hartimi, zhvillimi dhe implementimi i strategjisë së marketingut në përputhje me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata të kompanisë;
Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut digjital dhe tradicional (Social Media, Google Ads, Email Marketing, SEO/SEM, media tradicionale, etj.);
Analiza e tregut, identifikimi i trendeve dhe monitorimi i vazhdueshëm i konkurrencës;
Zhvillimi dhe forcimi i identitetit të brendit, duke siguruar komunikim të qëndrueshëm dhe profesional;
Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe optimizimi i shpenzimeve për maksimizimin e ROI;
Hartimi i raporteve periodike mbi performancën e fushatave dhe prezantimi i rezultateve tek menaxhmenti;
Koordinimi me ekipet e shitjes dhe departamentet e tjera për të siguruar përputhje strategjike;
Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë, agjenci marketingu dhe furnitorë;
Organizimi i eventeve promovuese, lansimeve dhe aktiviteteve PR.
Kualifikimet e nevojshme për aplikim:
Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
Minimumi 3 vite përvojë pune në marketing;
Njohuri të avancuara në marketing digjital;
Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve;
Njohuri të gjuhës angleze;
Mundësi të Tjera të Fundit
Menaxher i Sektorit
10/12/2026Bau Market
Sektorist/e
10/12/2026Viva Fresh Store
Arkatare
10/12/2026Viva Fresh Store
Department Manager
10/9/2026Viva Fresh Store
Aplikim – Analist i Blerjes
10/8/2026Bau Market
Kordinator Transporti
10/7/2026Dardania Logistics shpk