Hebs Kosova logo

Shofer Delivery, Motorrist Delivery

Hebs Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Shofer dhe Motorrist. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Lokacioni: Gjilan

Pozita: Shofer Delivery, Motorrist Delivery

Përgjegjësitë e punës për pozitën Shofer Delivery:

  • Dërgimi i porosive te klientët në kohë dhe me përgjegjësi;

  • Kujdesi për porositë gjatë transportit për të siguruar cilësinë e produkteve;

  • Respektimi i rregullave të trafikut dhe sigurisë në rrugë;

  • Mirëmbajtja e veturës që ofrohet nga kompania.

Përgjegjësitë e punës për pozitën Motorrist Delivery:

  • Dërgimi i porosive te klientët në kohë dhe me përgjegjësi;

  • Kujdesi për porositë gjatë transportit për të siguruar cilësinë e produkteve;

  • Respektimi i rregullave të trafikut dhe sigurisë në rrugë;

  • Mirëmbajtja e motoçikletës që ofrohet nga kompania.

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

Afati i fundit për aplikim është 22.08.2026

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Gjilan

Ndaj këtë punë:

Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet