INXHINIER/E I/E GJEODEZISË

KEDS Energy

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit të lirë në Departamentin e Investimeve, Departamenti i Burimeve Njerëzore,me datë 20 Prill 2023 shpall vend të lirë për pozitën e mëposhtme:

TITULLI I POZITËS: INXHINIER/E I/E GJEODEZISË

LOKACIONI DHE NUMRI I POZITAVE: Prishtinë (1 pozitë)

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Përgjegjës për zbatimin e koncepteve të punëve të pranuara nga Udhëheqësi për punë Gjeodezike;
  • Kryen  incizimin, përpunimin, llogaritjen e të dhënave, masave, parametrave e operacionet tjera lidhur me punët gjatë matjeve dhe situacioneve në baza mujore;
  • Kujdeset që matjet e bëra në teren të barten saktësisht në situacionet e inçizuara, si me madhësi ashtu edhe me koordinata;
  • Përmbush objektivat e përcaktuara për Njesinë dhe përgatit dokumentacionin teknik sipas standarde në fuqi;
  • Merr pjesë në incizimin, mbikëqyrjen dhe realizimin e projekteve investive;
  • Përgjegjës për zhvillimin e konceptit të prioriteteve të punëve teknike së bashku me Udhëheqësin për punë Gjeodezike;
  • Përvetëson dhe zhvillon aplikimin e programeve aplikative në rritjen e shpejtësisë dhe kualitetit të matjeve gjeodezike dhe projekteve; 
  • Analizon dhe bashkëpunon me personat përgjegjës në projektim (teknikët për projektim dhe të tjerët në Njësi); 
  • Sipas nevojës merr pjesë në operacionet tjera Gjeodezike në Departamentet tjera;
  • Punon sipas rregullave, rregulloreve dhe procedurave të brendshme të kompanisë;
  • Performon edhe detyra të tjera të deleguara nga eprori.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET: 

  • Kualifikim Universitar, Fakulteti i Ndërtimtarisë, Departamenti Gjeodezi;
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozitën përkatëse;
  • Njohuri të mira të MS Office (specifikisht: Exel), AutoCad , GIS, Arcgis;
  • Preferohet njohja e gjuhës Angleze;
  • Patent shoferi është i domosdoshëm;
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe të punës në ekip si dhe në mënyrë të pavarur.

 

SI TË APLIKONI? 

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:
1. Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/#/

2. Dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: [email protected] duke specifikuar në titull pozicionin për të cilin po aplikoni dhe duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
 

  • CV;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura.

 

Data e fundit për aplikim: 04 Maj 2023.

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen. 
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.      

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?