Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Trajner i brendshëm
KiKxxl & evroTarget
Po kërkojmë një Trajner të Brendshëm energjik dhe me përvojë, i/e cili/a do të luajë një rol kyç në zhvillimin profesional të punonjësve tanë.
Ky rol është thelbësor për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të ekipeve tona dhe për të kontribuar në zhvillimin e stafit me potencial të lartë.
Detyrat Kryesore
Analizon nevojat për trajnim dhe zhvillim në bashkëpunim me menaxhmentin dhe liderët e ekipeve.
Zbaton programe trajnimi dhe zhvillimi për role udhëheqëse dhe pozita kyçe në projekte.
Identifikon talentet e brendshme dhe i mbështet në rrugëtimin e tyre drejt roleve me më shumë përgjegjësi.
Mbështet zhvillimin profesional të punonjësve përmes mentoring-ut, coaching-ut dhe trajnimeve individuale.
Përgatit materiale, udhëzues dhe module trajnimi të përshtatura sipas objektivave të projekteve dhe nevojave të klientëve.
Zbaton metoda bashkëkohore të trajnimit, interaktive dhe praktike, për të rritur angazhimin dhe rezultatet e pjesëmarrësve.
Mat efektivitetin e trajnimeve përmes feedback-ut, analizave të performancës dhe indikatorëve të ndikimit.
Siguron zbatimin e standardeve të cilësisë dhe nxit një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm.
Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Cilësisë, Menaxhimin e Projekteve dhe Burimet Njerëzore për të siguruar përputhshmëri dhe koherencë në proceset e zhvillimit.
Kualifikimet e Kërkuara
Përvojë e mëparshme si trajner, mentor apo lider ekipi në industrinë e shërbimeve ndaj klientit / call center / BPO.
Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim dhe ndërtim të marrëdhënieve profesionale.
Aftësi për të përshtatur përmbajtjen dhe stilin e trajnimit sipas grupeve të synuara dhe nivelit të përvojës.
Aftësi të forta analitike, organizative dhe fokus të lartë në rezultate.
Njohuri të mira të mjeteve digjitale për trajnime (MS Office, platforma e-learning, etj.).
Diplomë universitare në Biznes, Komunikim, Psikologji, Menaxhim ose fusha të ngjashme (përparësi).
Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme; njohja e gjuhës gjermane përbën avantazh.
Çfarë Ofron Kompania
Mundësi të qarta për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
Ambient pune dinamik, bashkëpunues dhe me kulturë të fortë mësimi.
Trajnime të avancuara për zhvillim personal dhe profesional.
Paketë kompensimi konkurruese.
Mundësi të Tjera të Fundit
Zyrtar/e Financiar/e
12/24/2025Emona Center
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/24/2025Viva Fresh Store
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/24/2025Viva Fresh Store
Department Menaxher/e
12/24/2025Viva Fresh Store
Department Menaxher/e, Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/23/2025Viva Fresh Store
Menaxher/e Marketi, Zv. Menaxher/e Marketi, Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/22/2025Viva Fresh Store
Njoftime Pune
Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.
Keni Nevojë për Ndihmë?
Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?