Telegrafi logo

Menaxher/e i/e Projektit

Telegrafi

Titulli i Pozitës: Menaxher/e i/e Projektit (me fokus në operacione)
Organizata: Telegrafi Sh.P.K.
Kohëzgjatja: 12 muaj me mundësi të zgjatjes
Data e shpalljes: 30 Mars 2026
Afati i aplikimit: 15 Prill 2026

Platforma mediale e lajmeve online Telegrafi Sh.P.K. shpall konkurs për pozitën Menaxher/e i/e Projektit.

Kërkojmë një individ dinamik, të organizuar dhe me përvojë në menaxhimin e projekteve, i cili ai/ajo do të ketë rol kyç jo vetëm në implementimin e projektit, por edhe në përmirësimin e proceseve të brendshme dhe koordinimin efektiv ndërmjet departamenteve të organizatës.

Qëllimi i Pozitës

Menaxheri/ja i/e Projektit do të jetë përgjegjës për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të projektit, duke siguruar përmbushjen e objektivave sipas standardeve të donatorit.

Paralelisht, roli përfshin kontribuim aktiv në përmirësimin e proceseve të brendshme, rritjen e efikasitetit operacional dhe koordinimin ndër-departamental brenda organizatës.


Përgjegjësitë Kryesore:


Menaxhimi i Projektit:

  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të punës në përputhje me objektivat dhe afatet e projektit

  • Monitorimi i progresit dhe sigurimi i realizimit të aktiviteteve sipas standardeve të kërkuara


Pajtueshmëria dhe Administrimi

  • Monitorimi i shpenzimeve dhe procedurave të prokurimit sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve të donatorëve ndërkombëtarë


Raportimi dhe Dokumentimi

  • Dokumentimi i aktiviteteve dhe përgatitja e raporteve periodike në gjuhën angleze për donatorin


Koordinimi dhe Operacionet

  • Koordinimi aktiv ndërmjet departamenteve kryesore (redaksi, marketing, shitje, teknologji dhe administratë)

  • Sigurimi i rrjedhës së qartë të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet ekipeve


Optimizimi i Proceseve

  • Identifikimi i sfidave operacionale dhe propozimi i zgjidhjeve konkrete

  • Përmirësimi i proceseve të brendshme të punës dhe efikasitetit organizativ

  • Ndërtimi dhe përmirësimi i strukturave të raportimit dhe monitorimit të performancës


Komunikimi dhe Përfaqësimi

  • Përfaqësimi i organizatës në takime me donatorë dhe partnerë

  • Menaxhimi i komunikimit të përditshëm lidhur me projektin


Evente dhe Aktivitetet

  • Planifikimi, organizimi dhe menaxhimi i eventeve në kuadër të projektit

  • Raportimi dhe dokumentimi i tyre


Zhvillimi Organizativ

  • Përfshirje aktive në iniciativat zhvillimore të organizatës përtej projektit

  • Mbështetje e menaxhmentit në vendimmarrje përmes analizës dhe organizimit të proceseve


Kualifikimet dhe Përvoja

  • Diplomë universitare në Menaxhim, Administrim Biznesi, Gazetari ose Shkenca Sociale

  • Minimum 3 vite përvojë në menaxhim projektesh ose role të ngjashme

  • Përvojë në projekte të financuara nga donatorët ndërkombëtarë (avantazh)

  • Përvojë në koordinimin e ekipeve ose proceseve komplekse organizative (avantazh i fortë)


Gjuhët

  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (e domosdoshme)

  • Njohuri e gjuhës gjermane (avantazh)


Aftësitë Teknike

  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e mjeteve digjitale të punës si Google Workspace (Docs, Sheets, Drive, Calendar), si dhe përvojë në përdorimin e platformave për menaxhim projektesh dhe bashkëpunim ekipor.

Kompetencat Kryesore

  • Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi të kohës

  • Mendim analitik dhe aftësi për zgjidhje problemesh

  • Aftësi për të balancuar aspektin operacional dhe atë strategjik

  • Komunikim dhe negocim në nivel të lartë

  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate strikte

  • Integritet profesional dhe etikë pune


Kushtet e Punës

  • Kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi

  • Pagë e negociueshme sipas përvojës

  • Ambient dinamik pune në një nga mediat më të mëdha në rajon

  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në role udhëheqëse brenda organizatës


Mënyra e Aplikimit

Të interesuarit mund të dërgojnë:

  • CV

  • Letër motivimi

Në email: [email protected] me subjekt: "Aplikim: Menaxher/e Projekti"

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet