Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Recepsioniste
Padel Zone
Recepsionist/e (2 pozita)
Qendra jonë e padelit në Prishtinë është në kërkim të një personi të besueshëm dhe komunikues për ndërrimin e fundjaves. Roli përfshin mirëpritjen e klientëve, menaxhimin e pagesave, ndihmën në bar dhe dyqan, si dhe kujdesin për fushat dhe ambientet. Kandidati ideal është i gatshëm të mësojë softuerin tonë të rezervimeve dhe të sigurojë një përvojë të mirë për çdo vizitor. Pozita është e qëndrueshme dhe me një ambient pune sportiv dhe shoqëror.
Përshkrim i kompanisë
Padel Zone eshte qendra më e madhe me 8 fusha moderne e padelit në Kosovë, e ndërtuar për ta zhvilluar sportin dhe për të krijuar një ambient energjik e mikpritës për lojtarët e të gjitha niveleve. Hapësirat tona përfshijnë fusha cilësore të padelit, palestër, sauna dhe zhveshtore, të gjitha të menduara për një përvojë sa më të mirë. Jemi në kërkim të një ekipi të pasionuar që dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e së ardhmes së padelit në vend. Nëse je energjik, pozitiv dhe i/e motivuar, atëherë je i/e mirëseardhur të bëhesh pjesë e jona.
Përshkrim i rolit
Ky person do të jetë përgjegjës për operacionet ditore në qendër që përfshinë pritjen e klientëve, menaxhimin e pagesave, ndihmën në bar dhe dyqan, si dhe kujdesin për ambientet dhe fushat. Roli kërkon komunikim të mirë, përgjegjësi dhe gatishmëri për të mësuar sistemin tonë të rezervimeve.
Kërkesat:
Të ketë përfunduar së paku shkollën e mesme
I/e aftë të komunikojë mirë me klientë
Njohuri bazike me telefona, kompjuterë dhe përdorim aplikacionesh
I/e përgatitur të punojë me kienta
Patentë shoferi dhe veturë (e preferushme)
Njohuri te mira te Gjuhës angleze – e domosdoshme
Përgjegjësitë:
Pranim i klientëve dhe menaxhim i pagesave
Marrje telefonatash dhe ndihmë me rezervime (rezervimet bëhen përmes aplikacionit)
Shërbim në bar (kafe, ujë, pije të lehta)
Ndihmë në dyqan për klientët që blejnë paisje
Kujdes për fushat dhe paisjet
Mirembajtje e rendit në hapësirën për klientë
Mbyllja e qendrës në fund të ndërrimit
Përdorim i softuerit të rezervimeve (trajnimi ofrohet nga kompania).
Kualifikimet e preferuara
Përvojë në bar, dyqan apo punë me klientë
Njohuri për sporte si padeli ose tenisi
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi
Benefitet
Ambient i qetë dhe sportiv, me atmosferë komuniteti
Punë e qëndrueshme
Trajnim i plotë për softuerin dhe proceset
Mundësi për të qenë pjesë e një qendre në rritje
Mundësi për angazhim afatgjatë dhe rritje në përgjegjësi
Per te aplikuar dergoni CV-ne tuaj ne emailin:[email protected]
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te ftohen per interviste.
Mundësi të Tjera të Fundit
Civil Engineer
6/16/2026Flex Business Solutions
Customer Relationship Manager (CRM)
6/14/2026Solace Management Ltd
Sales Development Representative (SDR)
6/14/2026Solace Management Ltd
Sales Development and Marketing Manager
6/14/2026Solace Management Ltd
Gazetar/e për edicionin Telegrafi Diasporë
6/10/2026Telegrafi
Inxhinier i energjetikes
6/6/202622ING SHPK