The HR Excellence

staffiX

Trajnimi The HR Excellence: 20 Years of Insight

The HR Excellence - Shtator 2026

staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Shtator 2026 për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.

Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.

 

Objektivat e trajnimit:

  • Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.

  • Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.

  • Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.

  • Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.

  • Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.

  • Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.

  • Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.  

 

Temat e trajnimit:

Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:

1.       Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).

2.       Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes

së punëtorëve.

3.       Procedura e rekrutimit.

4.       Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.

5.       Krijimi i një performance të lartë punuese.

6.       Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.

7.       Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.

8.       Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.

9.       Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.

10.   Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.

11.   Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.

12.   Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.

13.   Vendimet për Pushime.

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, më datat 15, 17, 22 dhe 24 Shtator, gjithsej 2 javë dhe do të mbahet të Marteve dhe të Enjteve, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00/20:30 (varësisht prej diskutimit).

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e staffiX në Prishtinë. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151

Investimi në Trajnim:

Investo në zhvillimin tënd profesional për 149€ me TVSH, nga çmimi i rregullt prej 199€. Pas aplikimit përmes formularit më poshtë, do t’i pranoni me email të gjitha udhëzimet për pagesë.​

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje + certifikatë digjitale si kjo

 👣Nxitoni, vendet janë të limituara.

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.


Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.

Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat.

Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësi të HR Menaxherit për 5 vite në “CACTTUS”. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit. Ai aktualisht Drejtor në “staffiX”, kompani e specializuar në fushën e Rekrutimit dhe Trajnimeve.

staffiX aplikon një frymë të bashkëpunimit dhe unitetit, të cilat janë cilësi të rëndësishme për një biznes që fokusohet në menaxhimin edhe shërbimet e personelit.

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?