Position Expired
This job is no longer accepting applications.
Digital Marketing Specialist
Telegrafi
Konkurs pune
Pozita: Digital Marketing Specialist
📍 Vendi i punës: Prishtinë
🕓 Orari: I plotë
Telegrafi, media lidere në tregun digjital shqiptar, po kërkon një Digital Marketing Specialist që kombinon kreativitetin, strategjinë dhe pasionin për inovacionin.
Kjo pozitë është për një profesionist që di të ndërtojë histori suksesi për klientët - nga ideja, te fushata dhe deri te analiza e rezultateve - duke përdorur edhe mjetet më të avancuara të inteligjencës artificiale (AI) në marketing.
🔍 Përgjegjësitë kryesore:
Harton strategji marketingu digjital për çdo klient, bazuar në produktet dhe platformat e Telegrafit (web, mobile, social media, video, podcast, native, evente etj.).
Krijon dhe menaxhon përmbajtje dhe copy kreative për fushata (postime, artikuj, video, email, bannera etj.).
Implementon dhe optimizon fushata reklamuese në bashkëpunim me ekipet e studios, dizajnit dhe redaksisë.
Monitoron dhe analizon performancën e fushatave duke përdorur mjete analitike dhe raporte të detajuara.
Teston dhe mëson produkte të reja që krijohen nga ekipi i zhvillimit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit të reklamimit dhe përvojës së përdoruesit.
Përdor inteligjencën artificiale (AI) për krijim përmbajtjeje, analizë audience, automatizim të proceseve dhe përmirësim të performancës së fushatave.
Qëndron i përditësuar me trendet e fundit në marketingun digjital dhe teknologjitë AI për të sjellë ide inovative në ekip.
🧠 Kërkesat:
Eksperiencë minimale 1 vit në marketing digjital, përmbajtje apo copywriting.
Njohuri të përgjithshme për reklamimin digjital (Meta Ads, Google Ads, Analytics, SEO, email marketing etj.).
Eksperiencë ose interes në përdorimin e AI tools (p.sh. ChatGPT, Midjourney, Jasper, Notion AI, etj.) për marketing dhe analizë.
Aftësi të shkëlqyera në shkrim, rrëfim kreativ dhe komunikim vizual.
Dëshirë për të mësuar dhe zgjeruar njohuritë në fushën e marketingut dhe inovacionit digjital.
Kreativitet, mendim strategjik dhe aftësi për të punuar në ekip.
💡 Çfarë ofron Telegrafi:
Punë në një prej mediave më inovative dhe me ndikim në rajon.
Mundësi për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me brende të njohura vendore e ndërkombëtare.
Ambient pune bashkëkohor dhe ekip dinamik që kombinon kreativitetin me teknologjinë.
Pjesëmarrje në zhvillimin e produkteve të reja digjitale dhe në aplikimin e AI-së në marketingun modern.
📩 Aplikimet (CV & portofol ose dëshmi e përvojave të mëparshme) dërgohen në [email protected] me subjektin: Aplikim – Digital Marketing Specialist
Afati i fundit për aplikim: 25.11.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë!
Other Recent Opportunities
Zyrtar/e Ligjorë
12/3/2025Viva Fresh Store
Video Editor
12/3/2025Telegrafi
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/2/2025Viva Fresh Store
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/2/2025Viva Fresh Store
Shitës/e
12/1/2025Bau Market
Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e
12/1/2025Viva Fresh Store
Job Alerts
Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.
Need Help?
Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?