Position Expired
This job is no longer accepting applications.
Gazetar për Ekonomi/Marketing
Telegrafi
Telegrafi hap konkurs për Gazetar për Ekonomi/Marketing
Përtej botës së informimit të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përçimit të lajmit në mënyrë të saktë e të shpejtë, Telegrafi është super-brendi shqiptar që në themelet e veta shquhet nga inovacioni dhe etja për t’u bërë pjesë e trendeve më bashkëkohore.
Si rrjedhojë, rëndësi të veçantë i kushtojmë suksesit të klientëve tanë të cilëve ua ofrojmë platformat më të fundit globale për promovimin e shërbimeve apo produkteve, si dhe për rritjen e shitjeve dhe fuqizimin e brendit.
Pas rritjes së kërkesës së bizneseve për t’u bërë lider në fushën digjitale përmes Telegrafit, departamenti jonë i Studios hap konkurs për një (1) pozita të reja –Gazetar për Ekonomi/Marketing.
Pozita: Gazetar për Ekonomi/Marketing (1)
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bashkëpunon me ekipin për të krijuar ide dhe koncepte për klientët
- Shkruan content të qartë, atraktiv dhe pa gabime drejtshkrimore për klientët
- Takohet me klientët për ta kuptuar mesazhin e tyre, zërin e brendit dhe audiencën e targetuar
- Propozon koncepte të artikujve për ta fuqizuar një kompani, për t’ia rritur imazhin apo për t’ia rritur shitjet dhe pastaj i implementon ato
- Bashkëpunon me klientët për t’i edituar dhe modifikuar artikujt në mënyrë që t’iu përshtatet kërkesave të tyre
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në të shkruar të gjuhës shqipe
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi të gjuhës angleze
- Minimum 1 vit përvojë pune në fushën e gazetarisë apo të marketingut
- Të ketë patentë shoferi të kategorisë B
Benefitet:
- Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë
- Hapësirë për komunitetin me pije falas, lojëra e shumëçka tjetër
- Anëtarësim falas në palestër
- Mundësi për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës
- Voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore
- Zbritje speciale në librarinë Dukagjini
- Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet), etj.
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe Letër Motivuese përmes e-mailit: [email protected] duke e shkruar në “Subject” pozitën në të cilën po aplikojnë.
Kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë
Other Recent Opportunities
Accounting Specialist
9/10/2025TalentBridge SH.P.K.
Inxhinier Ndërtimtarie (Projektim Statik)
9/8/2025Dija Engineering ShpK
Arkatare, Sektorist/e
9/8/2025Viva Fresh Store
Multimedia Desinger
9/5/2025Bau Holding
Menaxher
9/4/2025Matisse
Arkatare, Sektorist/e, Pranues Malli
9/4/2025Viva Fresh Store
Job Alerts
Get notified when new positions matching your interests become available at Telegrafi Jobs.
Need Help?
Questions about our hiring process or want to learn more about working with us?