Menaxher/e të Rrjeteve Sociale

Telegrafi

Konkurs pune nga Telegrafi    

Telegrafi është në kërkim të energjive të reja dhe personave kreativ. Nëse jeni ambicioz, pasionant dhe me dëshirë për t’u rritur me ne -tani është mundësia. 

Ne kemi nevojë për dy Menaxher të Rrjeteve Sociale për t’u bashkuar me ekipin Digjital të Telegrafit.

Kriteret:

  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri te mira të gramatikës dhe drejtshkrimit në shqip
  • Të ketë njohuri bazike në sportin e futbollit dhe aktualitetit politik në vend
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil
  • Të ketë komunikim të vazhdueshëm me redaksitë
  • Të jetë korrekt në ndjekjen e planit të punës
  • Të ketë njohuri bazike në Adobe Photoshop

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Postimi i artikujve në periudha të ndryshme
  • Krijon dhe modifikon përmbajtje të ndryshme për qëllime të publikimit të rrjete sociale
  • Menaxhimin e të gjitha platformave të rrjeteve sociale dhe përmbajtjes
  • Të jetë në hap me trendet dhe praktikat e reja të rrjeteve sociale
  • Detyra tjera që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij apo i kërkohen nga Menaxhmenti

 

Ju përfitoni:

  • Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë
  • Anëtarësim falas në palestër
  • Voucher falas për analiza dhe diagnostifikme shëndetësore
  • Zbritje speciale në librarinë Dukagjini
  • Mbulim të shpenzimeve telefonike (Minuta, SMS e internet)

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe Letër Motivuese në email: [email protected]

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?