Telegrafi logo

Video Editor (3 pozita)

Telegrafi

Konkurs pune: Video Editor (3 pozita)

Telegrafi po kërkon 3 Video Editor kreativë, të cilët dinë të tregojnë histori përmes videos dhe të krijojnë përmbajtje që tërheq vëmendje në platformat digjitale.

Nëse ke përvojë në incizim dhe montim videosh, sy të mirë në detaje, ide kreative dhe dëshirë për të punuar në një ambient kreativ, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Incizimi dhe montimi i videove për platformat e Telegrafit, nga koncepti deri te publikimi.

  • Bashkëpunimi me ekipin kreativ për zhvillimin e ideve, xhirimeve dhe përmbajtjeve vizuale.

  • Përkujdesja që çdo video të ketë ritëm, stil dhe standard cilësie.

  • Përshtatja e materialeve video për rrjete sociale dhe formate të ndryshme digjitale.

  • Respektimi i afateve dhe angazhimi me përkushtim në çdo detaj të punës.

Çfarë kërkojmë:

  • Eksperiencë dhe njohuri në realizimin dhe montimin e videove.

  • Përdorim të mirë të tools per montazhe, si CapCut ose Adobe Premiere Pro, etj.

  • Fleksibilitet në orar, i gatshëm të punojë me orar paradite ose pasdite, varësisht nga organizimi i punës dhe orari i përcaktuar paraprakisht nga personi përgjegjës.

  • Kreativitet, përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve.

  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhe tjetër; anglishtja konsiderohet përparësi.

Kualifikimet e preferuara:.

  • Eksperiencë në realizimin dhe montimin e videove.

  • Njohuri bazike në storytelling vizual dhe trende të përmbajtjes digjitale.

  • Aftësi për të punuar me tempo të shpejtë dhe për t’u përshtatur me kërkesat e platformave të ndryshme.

Pse Telegrafi?

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe sjelljes së risive në tregun medial kosovar, Telegrafi hap konkurs për 3 pozita për Video Editor, të cilët do të angazhohen në krijimin dhe montimin e videove të ndryshme për nevojat e kompanisë.

Do të punosh në një ambient kreativ, me një ekip që e njeh median, përmbajtjen digjitale dhe rëndësinë e videos në komunikimin modern.

Lokacioni: Prishtinë
Numri i pozitave: 3
Orari: Orar i plotë
Apliko deri më: 20 Korrik 2026

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në [email protected], me subjektin “Video Editor”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet