Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Video Editor/Kameraman (3 pozita)
Telegrafi
Video Editor / Kameraman – 3 pozita
Telegrafi është platforma mediale online më e madhe dhe më e besueshme në gjuhën shqipe, me shtrirje të gjerë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe diasporë. Përmes përmbajtjeve informative, videove dhe formateve të ndryshme digjitale, Telegrafi arrin çdo ditë një audiencë të madhe shqipfolëse.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, Telegrafi hap konkurs për 3 pozita Video Editor / Kameraman, të cilët do të angazhohen në realizimin, xhirimin dhe montimin e videove për platformat digjitale të kompanisë.
Nëse ke përvojë me kamerë dhe montazh, je kreativ, i përpiktë dhe i interesuar të punosh në një ambient dinamik mediatik, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Incizimi i materialeve në terren dhe në zyre, si dhe montimi i tyre për platformat e Telegrafit, nga koncepti deri te publikimi.
Bashkëpunimi me ekipin kreativ për zhvillimin e ideve, xhirimeve dhe përmbajtjeve vizuale.
Përkujdesja që çdo video të ketë ritëm, stil dhe standard cilësie.
Përshtatja e materialeve video për rrjete sociale dhe formate të ndryshme digjitale.
Respektimi i afateve dhe angazhimi me përkushtim në çdo detaj të punës.
Çfarë kërkojmë:
Eksperiencë dhe njohuri në realizimin dhe montimin e videove.
Përdorim të mirë të tools per montazhe, si CapCut ose Adobe Premiere Pro, etj.
Fleksibilitet në orar, i gatshëm të punojë me orar paradite ose pasdite, varësisht nga organizimi i punës dhe orari i përcaktuar paraprakisht nga personi përgjegjës.
Kreativitet, përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhe tjetër; anglishtja konsiderohet përparësi.
Kualifikimet e preferuara:.
Eksperiencë në realizimin dhe montimin e videove.
Njohuri bazike në storytelling vizual dhe trende të përmbajtjes digjitale.
Aftësi për të punuar me tempo të shpejtë dhe për t’u përshtatur me kërkesat e platformave të ndryshme.
Pse Telegrafi?
Telegrafi është media online më e madhe në gjuhën shqipe dhe një nga platformat kryesore të informimit digjital në rajon.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe zhvillimit të përmbajtjes video, Telegrafi hap konkurs për 3 pozita Video Editor/Kameraman, të cilët do të angazhohen në xhirimin, krijimin dhe montimin e videove për nevojat e kompanisë.
Do të punosh në një ambient kreativ dhe dinamik, me një ekip me përvojë në media, përmbajtje digjitale dhe produksion video, si dhe do të kesh mundësi të kontribuosh në zhvillimin e formateve të reja për një audiencë të gjerë shqipfolëse.
Lokacioni: Prishtinë
Numri i pozitave: 3
Orari: Orar i plotë
Apliko deri më: 20 Korrik 2026
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në [email protected], me subjektin “Video Editor”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Mundësi të Tjera të Fundit
Gazetar/e - Edicioni Diasporë
8/10/2026Telegrafi
Teknolog/e për Përpunimin dhe Paketimin e Sallatave; Teknolog/e Për Përpunimin e Brumit; Teknolog/e për Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit
8/10/2026GoldenMix
Staf Restoranti
8/10/2026Hebs Kosova
Recepsionist/e
8/6/2026Padel Zone
Architect
8/6/2026Flex Business Solutions
Pranues Malli
8/5/2026Viva Fresh Store