ELEN N.T.SH.

  • Konkurse : 0
  • Pozita : 0

Adresa:

Rr. Sheqir Dulahi Nr.5

Telefoni:

+38344566999

Rreth punëdhënësit

Elen është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të projektimit për Sistemet Solare, Ruajtjen e Energjisë, Këshillat Teknike dhe zgjidhjet në Efiçencën e Energjisë. Elen është partneri kompetent për ata që dëshirojnë të instalojnë Sisteme Solare me çelësa në dorë me kapacitete kilowat e deri në megawat si EPC, si dhe për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemve (O&M). Elen dhe i gjithë stafi i saj kanë përvojë globale prej shumë vitesh, si dhe ekspertizë të veçantë të jashtëzakonshme në lidhje me projektimin konceptual dhe instalimin e projekteve fotovoltaike me çelësa në dorë. Elen bashkëpunon me zhvillues projektesh ndërkombëtare dhe institucione financiare. Gjithashtu kemi një rrjet të gjerë klientësh biznesi të klasit të lartë dhe investitorë financiarë. Ne kemi më shumë se 25 vite sukses në industrinë e sistemeve solare si furnizues dhe ofrues shërbimesh energjie. Ne ofrojmë zgjidhje të përshtatura për çdo situatë me një përvojë prej më shumë se 500 projektesh me kapacitete të ndryshme të instaluara me sukses. Misioni ynë është të zhvillojmë sisteme fotovoltaike dhe të vazhdojmë të mbajmë titullin si ndërmarrja lidere në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e energjisë elektrike dhe energjisë së rinovueshme.