Democracy Plus

  • Konkurse : 0
  • Pozita : 0

Adresa:

Rruga Bajram Kelmendi, Nr.92, Kati IV

Telefoni:

038749288

Rreth punëdhënësit

Demokraci Plus (D+) është organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse e themeluar në mars të vitit 2016. D+ është e përkushtuar për krijimin e një shoqërie demokratike përmes rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në procese politike, rritjes së llogaridhënies dhe ndikimi në proceset e vendimmarrjes. Ne tentojmë integrimin e teknologjisë informative në të gjitha përpjekjet tona, kjo për të nxitur përdorimin e internetit, i cili ka rol të rëndësishëm në demokratizimin e një shoqërie. D+ synon që të kontribuojë në krijimin e praktikave të mira për qeverisje të mirë nga institucionet publike në nivel qendror dhe lokal, fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e partive politike, si dhe përkrahjen e proceseve të lira dhe të drejta zgjedhore. D+ ndërmerr iniciativa që kanë për qëllim afrimin e vendimmarrësve më afër qytetarëve përmes hulumtimeve të politikave, lehtësimit të dialogut apo komunikimit dhe edukimit publik.