Në gushtin e 1999 LINE Group bashkë me ju ka filluar rrugëtimin 24 vjeçar në prodhim, cilësi dhe saktësi. Tek klientët dhe bashkëpunëtorët tonë gjatë këtyre 24 viteve shpesh kemi hasur në raste kur emri jonë është shqiptuar apo shkruar gabim. Emri shpesh ka krijuar konfuzion në atë se çfarë prodhon kompania dhe çfarë shërbime kryen ajo. Për të heq konfuzionin në treg, për të lehtësuar qasjen dhe kërkimin në internet, për ta bërë më të lehtë që klientët dhe bashkëpunëtorët tonë ta mbajnë në mend emrin tonë, kemi vendosur ta ndryshojmë atë. Nga marsi i 2020 LINE Group do të prezantohet në publik me emrin e saj të ri tregtar FASAL. FASAL do të jetë brendi i çdo produkti dhe shërbimi të LINE Group. Brendi ynë i ri reflekton të kaluarën dhe të ardhmen tonë të ndritshme. FASAL është kapitulli i ri në rrugëtimin tonë të përbashkët në rritjen e cilësisë, saktësisë dhe gamës së produkteve e shërbimeve tona. FASAL do të mundësohet nga puna dhe përkushtimi i secilit nga ne.