Në Korrik të vitit 2018 SPAR ndërkombëtar ka dhënë license ekskluzive konsorciumit te përfaqësuar nga biznese udhëheqëse Kosovare me përvojë ndërkombëtare me operim në fushën e distribuimit, shitjes me pakicë dhe investimeve, për të sjellur brendin e SPAR në Republikën e Kosovës. SPAR KOSOVA synon udhëheqjen në rrjetin e shitjes me pakicë në treg, duke ofruar përvojën më të mirë të blerjes përmes përkushtimit në freski, përzgjedhje, cilësi dhe nivel të lartë të shërbimit të konsumatorëve. Duke u bërë ofertë e re në tregun Kosovar do të rrisë konkurrencën, produktivitetin përmes partnerëve, si dhe do të gjeneroj vende të reja të punës. SPAR KOSOVA është e përkushtuar që me ndershmëri, transparencë, standard të lartë profesional, përgjegjësi shoqërore dhe punë ekipore të garantoj përvojën e re në blerje për konsumatorët e vet.