Në bazë të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK SH. A.), është kompani e legalizuar dhe e licencuar për menaxhimin e deponive sanitare regjionale të mbeturinave Komunale në Republikën e Kosovës, e korporatizuar dhe e regjistruar si Shoqëri Aksionare konform Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare. Struktura institucionale, roli dhe përgjegjësitë e institucioneve relevante në menaxhimin e DS të mbeturinave në Kosovë janë përcaktuar me legjislacionin që është në fuqi, në bazë të cilit është emëruar Bordi i Drejtorëve nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (NR. 03/L-087) përmes Njësisë për Politika dhe Monitorim, mbikëqyrë afarizmin e ndërmarrjeve publike të cilat janë në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe përkujdeset për monitorimin dhe transparencën e tyre. Ky ligj themelon kornizën për ushtrimin e të drejtës pronësore në ndërmarrjet publike dhe rregullon qeverisjen e korporatave të këtyre ndërmarrjeve. Kompania është themeluar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, donacion i dhëne nga Agjencia Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (AER). KMDK menaxhon me këto asete konform legjislacionit në fuqi dhe standardeve të e përcaktuara me qellim të ruajtjes së mjedisit dhe rritjes së vlerës së aseteve të kompanisë. Kompania ofron shërbimet e veta në këto Deponi regjionale: Deponia Sanitare e Mirashit - Prishtinë Deponia Sanitare e Dumnicës - Podujevë Deponia Sanitare e Landovicës - Prizren Deponia Sanitare e Velekincës - Gjilan Stacionin e Transferit në Ferizaj